E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rikthen per votim ne Kuvend ligjin e pronave

13-09-2010 / Gazeta 55

Mesila Doda Shqetesimet e Presidentit nuk qendrojne- do miratojme draftin. Ligji per investimet e huaja PS vazhdon te beje reprezalje


Komisioni parlamentar i ligjeve ka rikthyer per votim ne kuvend Ligjin e Pronave. Komisioni shqyrtoi sot ne mesdite ligjin e ndryshuar te pronave qe u kthye edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend nga presidenti Bamir Topi. Relatorja e draftit deputetja demokrate Mesila Doda i kerkoi parlamentit qe te votoje edhe njehere ligjin e pandryshuar pavaresisht se u rrezua nga kreu i shtetit. Sipas Dodes shqetesimet e presidentit Topi nuk qendrojne. Nga ana tjeter deputetet e opozites jane shprehur kunder miratimit duke deklaruar se ligji eshte antikushtetues. Ne menyre alogjike dhe pa argumente konkrete deputetim socialist Fatmir Xhafa shprehu qendrimin politik se drafti eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe se eshte kundershtuar edhe nga grupet e interesit. Ligji per pronat pritet te kaloje per miratim ne sallen e kuvendit ne seancen e dites se enjte.


Ligji per investimet e huaja PS vazhdon te beje reprezalje

Debatet per projektligjin e investimeve te huaja midis mazhorances dhe opozites kane vijuar dje ne komisionin parlamentar te integrimit.
Mazhoranca e ka cilesuar kete draft si mjaft te rendesishem ne zgjidhjen e problemeve midis investitoreve dhe paleve te treta. Deputeti demokrat Aldo Bumci u shpreh se ligji eshte ne mbrojtje te investitoreve te huaj ne te gjitha aspektet.
Ligji sqaron problemet midis paleve te treta dhe investitoret e huaj te cilet kane blere nje prone brenda rregullave. Shteti garanton investimin e investitoreve po ashtu ben dhe shpronesimin per te tretet nese aprovohet nga gjykata.
Nga ana tjeter opozita e ka quajtur kete projektligj si nxites te problemeve ne sistemin gjyqesor. Nevojen e miratimit te amendimeve te ketij ligji e argumentoi edhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani gjate nje interviste televizive duke deklaruar se mjaft investitore te huaj qe duan ta shtrijne aktivitetin e tyre ne Shqiperi aktualisht shantazhohen nga individe te caktuar. Dhe sipas ministrit Nishani ky ligj do te jete mbroje e investitoret ne te gjitha aspektet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›