E Diel, 1 Nëntor 2026

Tartari 5 ores ne prokurori

Per pothuajse pese ore rresht biznesmeni Arjan Tartari dha deklarimet e tij ne Prokurorine e Tiranes ne lidhje me akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi bashkeshorte e tij e cila pohoi jave me pare se aksioneret e Vision Construction i kishin afruar 20 perqind aksione Dritan Avllajt ne kembim te lejeve te ndertimit per nje bllok pallatesh tek Liqeni Artificial. UPDATE

Ndryshe nga bashkepunetori i tij Rrahman Selmanllari Arjan Tartari nuk kishte ne krah avokat mbrojtes por sidoqofte ne dalje te institucionit te akuzes ai ishte njelloj i heshtur dhe po njesoj i shmangu gazetaret.

Biznesmeni u pyet ne nje maratone disa oreshe sikurse edhe pese biznesmene te tjere te cilet u jane nenshtruar pyetjeve per llogari te hetimeve paralele ne njesine Task Force njera per lejet e ndertimeve dhe tjetra per koncesionet.

Arjan Tartari ishte biznesmeni i fundit qe foli per hetimet qe po kryhen per lejet e ndertimit mes te cileve ka folur edhe biznesmeni Dritan Avllaj i akuzuar nga deputetja Albana Vokshi.

Por ndersa sipas prokurorise te gjithe biznesmenet i kane qendruar versionit se kane kryer biznes dhe nuk dine gje per ryshfete Rrahman Selmanllari me pas foli nepermjet avokatit dhe nje dokumenti te noterizuar se kishte pohuar ne prokuori te kete dhene aksione ne formen e ryshfetit biznesmenit Avllaj si mik i kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Nuk dihet ende se cfare ka pohuar Tartari por me siguri ajo qe ka thene ai eshte edhe deklarata vendimtare per keto hetime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›