E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama dhe karteli i mafies po zhvat fondet

13-09-2010 / Gazeta 55

ZMK-ja denoncon kushte mizerabel te linjave urbane ne kryeqytet

Nje tjeter akuze ne drejtim te kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama. Kete here eshte Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit qe denoncon nje abuzim tjeter te Edi Rames kete radhe jo me me lejet e ndertimit por me linjen e autobusit Kinostudio-Kombinat.
Drejtuesi i ZMK-se avokati Altin Goxhaj u shpreh se linja ne fjale gelltit cdo dite e me teper qindra milione leke destinacioni i te cilave nuk dihet edhe pse subvencionohet nga Bashkia e Tiranes.
Autobuzi i linjes Kombinat- Kinostudio. Cdo dite njerezit rrine nga pese minuta minimumi ne stacion pasi kane paguar bileten per te shkuar nga nje pike me skajore ne nje pike me skajore. Ky nuk eshte problemi i vetem i kesaj linje. Jane autobuset me te vjeter ne Tirane jane dhuruar para dhjete vjetesh dhe kjo eshte nje linje shteterore qe paguhet nga taksapaguesit e Tiranes. Kjo linje gelltit cdo vit qindra milione leke kjo linje subvencionohet nga bashkia. Nderkohe qe te gjitha linjat e tjera dalkan me fitim kjo dalka me humbje. Akuzoj publikisht per korrupsion Edi Ramen permes kesaj linje qe vjedh qindra milione cdo vit u shpreh kreu i ZMK-se Altin Goxhaj.
Ai akuzoi publikisht Edi Ramen si pergjegjes i kesaj situate kaotike ne kushtet kur ne kete linje nuk eshte vene dore prej vitesh me radhe. Avokati Goxhaj i beri thirrje Bashkise se Tiranes te jape pergjigje se ku shkojne te ardhurat e kesaj linje te cilat llogariten ne qindra milione ose ne te kundert brenda 24 oreve ai do te depozitoje nje kallezim penal ndaj kryebashkiakut Rama per korrupsion.
Nese bashkia e Tiranes nuk jep pergjigje se cfare behet me te ardhurat e linjes shteterore Kombinat-Kinostudio atehere brenda dites se marte une do te depozitoj nje kallezim penal per korrupsion te Edi Rames deklaroi me tej Goxhaj.
Linja e udhetimit Kombinat-Kinostudio mbetet nje nga me te amortizuarat ku Bashkia e Tiranes as qe ka ndermend nje zbatoje nje plan reformimi per permiresimin e kushteve duke ditur qe kjo linje ben lidhjen e dy skajeve te kryeqytetit.
Ankesat e qytetareve lidhen me faktin e mungeses se kushteve me minimale te mundshme dhe arrogances se tepruar te pushtetit vendor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›