Himara, nje dite pas protestave
Banoret tregojne se njerezit e revoltuar mberriten me autobuse nga Greqia
Hyrja ne rrugen kryesore te Himares, dy dite pas protestes se banoreve dhe nje dite pas vizites se zv/ministrit grek, eshte teresisht ndryshe. Pak levizje, nje sedentarizem, i cili prej kohesh e ka pllakosur qytezen bregdetare ne ditet e zakonshme te vitit, jashte sezonit veror. Banoret nga ana e tyre e komentojne ngjarjen ne disa forma, ajo qe te bie ne sy eshte kembengulja ne disa nga kerkesat, te cilat ata i quajne te drejta te tyre, si ajo e autonomise. Por ka edhe nga ata banore qe hedhin akuza, duke i cilesuar protestat si te manipuluara nga vete himarjotet, apo grupe me interesa te caktuara, por ka edhe te tjere himarjote, qe e cilesojne si dobesi te shtetit tone, i cili po lejon neperkembjen e institucioneve dhe dinjitetit te tij. Rruga kryesore e Himares eshte pothuajse e zbrazur ne pjesen me te madhe te dites, edhe pse baret pergjate trotuarit jane te hapur. Ne to qendrojne ulur pak banore, te cilet ne pjesen me te madhe te tyre tentojne te mos e komentojne ngjarjen, perpiqen te evitojne te flitet per protesten, apo edhe viziten e zv/ministrit te Jashtem grek ne Himare, vetem nje dite pas protestes. Himara e zhurmshme e 48 oreve me pare tashme ka rene ne qetesine e saj te "natyrshme" per ditet e zakonshme te vitit, ku s'ka vizitore apo turiste. Pjesa me e madhe e personave, qe tashme te ze syri, jane te moshuar, ndryshe nga pamja e pare ne 48 oret e levizjes se madhe, ku himarjotet kerkonin t'ju respektoheshin te drejtat, t'ju hiqej policia e media shqiptare e te zevendesohej me ate greke. Ndryshe nga takimi me zv.ministrin, ku shume himarjote kishin ardhur enkas me autobuse nga Greqia per te marre pjese ne kete takim te rendesishem per komunitetin e Himares.
Nga bisedat me banoret, ve re se jo te gjithe kane entuziazmin dhe krenarine e pare gjate diteve te fundit me kerkesat per autonomi te Himares dhe pjesemarrje ne votimet ne Greqi. Ka nga ata qe ju vjen turp nga aktet e ketyre diteve dhe kerkojne thjesht te bashkejetojne ne harmoni, pasi historia dhe historianet duhet te merren me te tilla ceshtje e jo keta banore, te cilet kerkojne vetem te jetojne te qete ne vendin e tyre.
Banoret e Himares tashme jane qetesuar. Neper rruge ka rene numri i efektiveve te policise, qe ishin te shumte qysh nga data 10 prill kur nisi konflikti mes banoreve dhe uniformave blu. Ajo qe te ben pershtypje eshte se gjate gjithe dites se djeshme nuk te zinte syri asnje nga personat qe ishin protagoniste te protestave te 10 prillit, cka perforcon deklarimet nen ze te disa qytetareve te tjere te Himares, qe na shpjeguan se keta jane grupe me interesa te caktuara, qe shiten lire dhe qe nuk perfaqesojne qytetaret e vertete.