Zevendesministri grek, fushate per "Omonian"
Gjirokaster - Zevendesministri i Jashtem grek, Theodhoros Kasimos, ka vizituar dje minoritetin grek ne zonen e Gjirokastres. Ai shoqerohej ne kete vizite nga ambasadori grek ne Tirane, Karkabasis dhe konsulli grek ne Gjirokaster, Mandellos. Ne fshatin minoritar te Bularatit, Kasimos ka vendosur nje kurore me lule ne varrezat e ushtareve greke, qe ndodhet ne hyrje te ketij fshati. Nderkohe, ne nje takim te zhvilluar me banore te kesaj zone, Kasimos ka kerkuar nga pushtetaret lokale te minoritetit te ndihmojne banoret qe kthehen nga emigracioni per te investuar ne kete zone. Ai iu ka kerkuar minoritareve regjistrimin ne organizaten "Omonia". Sipas tij, kjo eshte e vetmja menyre qe komuniteti helen ne zonen e Jugut te gjeje veten ne levizjen e themeluar 17 vjet me pare per te mbrojtur te drejtat e tyre. Per t'iu pershtatur sfidave te reja, Kasinis ka kerkuar edhe hartimin e nje statute te ri te organizates "Omonia".
B. Kore
B. Kore