E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker thirrje Beogradit: Pranoni propozimet e BE-së për Kosovën

REEKERShtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë sërish thirrje Serbisë që të pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja në lidhje me marrdhëniet me Kosovën.

Zv/ndihmësi amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë një vizite në Zagreb u shpreh se ky është një moment që duhet të shfrytëzohet, pasi është kyç për integrimin në zonën Euro.

“I bëjmë thirrje Serbisë të përfitojë nga kjo mundësi sepse duam të shohim që Serbia i përmbush kushtet për nisjen e negociatave evropiane”,- ka thënë Reeker.

Diplomati amerika ka kritikuar edhe fjalimin e presidentit Nikoliç në Gjykatën e Hagës, duke e cilësuar si fjalim negativ dhe nxitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›