E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, autobuzi bie në humnerë, 12 të vdekur

HIMARE – Një autobus me nxënës të shkollës së mesme është rrëzuar pranë vendit të quajtur Ura e Vishës në afërsi të Himarës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të paktën 12 të vdekur. Njoftimet për momentin janë të pakta, por burime pranë Bashkisë së Himarës bënë të ditur për Shqiptarja.com se bëhet fjalë për shumë të plagosur ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat e aksidentit.

Informacionet paraprake flasin për 28 nxënës të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra, çka rrit edhe rrezik për dëme të mëdha në njerëz. (Në përditësim)

ORA 17:07 - TE PLAGOSURIT E PARE DREJT HIMARES E TIRANES
Të plagosurit e parë janë nxjerrë nga autobusi dhe janë dërguar në spitalin e Himarës. Ndërkohë mësohet se disa të plagosur të tjerë janë nisur me helikopterë drejt Tiranës. Ministria e Shëndetësisë thotë se janë vendosur në gadishmëri gjithashtu edhe urgjencat e Vlorës dhe Sarandës.

ORA 17:04 - AUTOBUSI NE PERRUA
Burime lokale bëjnë të ditur se autobusi ka rënë në një përrua, pra dyshohet se aktualisht ai ndodhet në ujë.

ORA 17:01 - NXËNËSIT NGA KOMUNA MOLLAS, ELBASAN
Nxënësit janë të gjitha nga Komuna Mollas, i qarkut të Elbasanit.

ORA 16:58 - NDIHMA E PARE NGA NJE AUTOBUS GREK
Mësohet se ndihma e parë ka ardhur nga një autobus grek që po kalonte në vendngjarje.

(im/aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›