Reforma e pensioneve mbyllet këtë vit

Gjatë vitit 2012, numri i personave që përfitojnë pension do të jetë 17 100, rreth 4 400 më shumë se numri i përfituesve të rinj, që ishin në fund të vitit 2011.
Këta pensionistë të rinj do t’i marrin buxhetit të shtetit rreth 670 milionë lekë. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Vjollca Braho, thotë se "viti 2012 është dhe viti i fundit i parashikuar për aplikimin e reformës, për rritjen graduale të moshës së pensionit". Kjo reformë, sqaroi ajo, "e cila e ka zanafillën në 2002-in, kur Kuvendi i Shqipërisë mori vendimin që të rriste çdo vit me 6 muaj moshën e daljes në pension, duke sjellë si rezultat që sot mosha e daljes në pensionin e pleqërisë për punët e kategorisë së tretë, për burrat të jetë 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç. Për rrjedhojë në vitin 2011 përfituan pension pleqërie 12 700 persona, ndërkohë që në fund të këtij viti parashikohen 17 100 të tillë, pra 4 400 më shumë, duke i kushtuar buxhetit të shtetit dhe kontribuesve rreth 670 milion lekë më shumë”, tha Braho.
Drejtoresha e ISSH-së sqaroi gjithashtu dhe ecurinë e informatizimit të sistemit të sigurimeve shoqërore, si dhe bëri të ditur numrin e përfituesve nga amnistia fiskale. Sipas Brahos, ISSH, në kuadër të kësaj nisme, për të nxitur qytetarët për të përfituar nga mundësia e "artë" e ofruar nga skema e amnistisë fiskale, ka përdorur të gjitha instrumentat e mundshëm. “Ne jemi munduar të përcjellim të gjithë informacionin e nevojshëm me anë të mjeteve të komunikimit në përdorim, jemi munduar të shkojmë në çdo shtëpi fermeri, në çdo forum të komunave, pra kemi shfrytëzuar të gjitha instrumentat në dorën tonë. Rezultati i kësaj “fushate”, nënvizoi Braho, është fakti që nga amnistia përfituan rreth 28 mijë persona.
Për sa i përket informatizimit të sigurimeve shoqërore, Drejtoresha e ISSH-së bën të ditur se është proces i gjatë dhe i vështirë. “Jemi në fazën e implementimit të sistemit informatik financiar dhe të llogaritjes automatike të përfitimeve. Në fund të këtij procesi të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të kontrollojnë të gjithë historinë e tyre kontributive dhe llogaritjen online të përfitimit të tyre nga këto kontribute”, përfundoi Braho./Start/
2012-05-21 15:14