E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë- Bie në humnerë autobusi me 50 studentë, dyshohen 12 viktima

Himarë- Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin Sarandë- Himarë.

Një autobus me 50 nxënës është rrëzuar në një humnerë rreth 80 metra të thellë në Qafën e Vishnjës, dhe dyshohet se mund të kenë vdekur 12 persona.

Pasagjeret janë studentë të vitit të 3- të në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, pasi sot janë nisur në ekspeditë 3 autobusë me studentë të degës Gjuhë- Letërsi  drejt Sarandës.  Studentët  që udhëtonin me 2  autobusat e tjerë konfirmojnë se autobusi i aksidentuar është ai me të cilin që po udhëtonte një pjesë e shokëve të tyre.

Raportohet se janë nisur disa helikopterë me të plagosur drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Mësohet se ndihma e parë të plagosurve po u jepet nga disa turistë grekë që po kalonin aty, dhe numri i të plagosurve deri tani sipas dëshmitarëve të nxjerrë nga autobusi është 30 persona. Sipas dëshmitarëve deri tani janë nxjerrë pa lëndime 25 persona.

Forca të shumta zjarrëfikëse, policie dhe ambulanca janë nisur drejt vendit ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu janë nisur disa helikopterë nga QSUT dhe ushtria.

Dëshmitarët bëjnë të ditur se autobusi është me targat e Elbasanit dhe ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash.

Vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›