Himarë, fshati Nivicë përballet me probleme

Mungesa e ujit të pijshëm, shkëputjet e herëpashershme të energjisë elektrike dhe mospajisja me çertifikata për tokat bujqësore, janë problematikat me të cilat përballen prej vitesh banorët e fshatit Nivicë në bashkinë e Himarës.
Ata thonë se prej kohësh ujin e ngarkojnë me krahë në burimet e fshatit dhe se e kanë të vështirë jetesën me shkëputjet e energjisë. Ndërkaq problem i tokave është një tjetër çështje që prej vitesh ka ngelur pezull.
“Problem të madh kemi çështjen e dritave. Që nga 62-shi e deri tani e kemi këtë problem. Shkrepëtin një vetëtimë dhe n’a shuhen dritat. Gjithë natën dritat ikin sa herë bie shi. Është shumë e vështirë të rrish pa drita, n’a prishen gjërat që kemi në frigorifer.
Jemi në 2021-shin nuk mund të qëndrojmë pa drita jemi ankuar vazhdimisht për këtë problem por nuk është marrë asnjë mas뒒, shprehet një banor .
“Me ujin kemi problem në fshat, sidomos gjatë stinës së verës. Detyrohemi ujin ta marrim me krahë nga burimet e fshatit, por kjo na vështirëson shumë. Pa ujë nuk jetohet.
Ne kemi edhe shumë problem me tokat pasi akoma nuk n’a kanë dhënë certifikatat. Ky është një problem për të gjithë banorët e fshatit ton뒒, shprehet një tjetër banor.
Investimet në infrastrukturë vitet e fundit kanë qenë të shumta në fshatin Nivicë, megjithatë duket se banorët, ende vijojnë të kenë vështirësi dhe probleme që nuk po marrin zgjidhje.