E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Nga Llogore në Bulmetore”. Historia 28-vjeçare e punishtes së qumështit në Përmet

Nis si një llogore, por përfundoi në një bulmetore. Ky është fati i bunkerit të ndërtuar nga Benito Musolini( Duçja), në zonën e Përmetit ,përgjatë luftës italo- greke në vitin 1939. Nga ish- bunkeri nuk dalin më predha dhe ushtarë , por bulmet dhe baxhierë, që furnizojnë tregun me produketet dhe nënproduktet më të mira të qumështit, që ofron zona e Përmetit, me kullota e pyje të pasura, ku rriten rracat më të mira të të imëtave dhe gjedhit.

Altini ,pronari i baxhos “Meshini”,  kujton se si babai i tij, një mjeshtër i  prodhimit të bulemtrave , e nisi aventurën pikërisht në këtë bunker të braktisur nga ushtria shqiptare pas viteve 90 –të.

Në baxho përpunohet qumështi i një cilësie të lartë, që vjen me mund e djersë  nga blegtorët e famshëm të Përmetit dhe  barinjve që  mbarështrojnë rracat më të mira dhe tradiconale të bagëtive.Investitori po ecen në një udhë të pashkelur deri tani, duke subvencionuar vetë mbarështruesit e  e bagëtive.

 Në Përmet tashmë është krijuar një traditë e mire dhe një bashkëpunim mes prodhuesve të bulmetit, të verës, pijeve alkoolike, glikosë , gatimeve tradicionale, hoteleve ,bimëve medicinale dhe operatorëve turistikë, për të sjellë vizitorin vendas dhe turistin e huaj në Përmet, dhe jo për të bërë ecejaket në kërkim të tregut. Shoqata “Pro-Përmeti” është një organizim i ri dhe shumë efikas.

 Viti që lamë i ngërthyer nga paniku  i pandemise i rralloi turistët, por Altini është këmbëngulës, se gjithçka do shkojë mbarë e mirë. Pandemia sipas tij, bëri dhe një të mirë, pasi rriti fluksin e vizitorëve vendas dhe shqipëtarët njohën më mirë vendin e tyre, ku për herë të parë u promovua “turizmi patriotik”

 Përtej aktivitetit të përditshëm të prodhimit të bulmetit, punishtja, dikur bunker lufte,  tërheq shumë vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët janë kureshtarë të dine, se si u ruajt deri në këtë kohë dhe u kthye në bulmetore, një vend i fortifikuar për kohë lufte. E mbi të gjitha ,ai i ndërtuar nga italianët, mbijetoi edhe pse Shqipëri në vitet e izolimit,ndërtoi qindra  mijëra të tillë, por që tashmë, janë të shkatërruar dhe i përkasin së kaluarës pa ndonjë histori si “Bunkeri i Bulmetit”.

E më kuriozët janë italianët, që dikur si pushtues ishin të inkuadruar në brigadën “Alpini” , e që tani ndonjë i rrallë, që ka mbetur gjallë, por më së shumti pasardhës të tyre vijnë si miq e vizitorë të mirë, në një këndvështrim tjetër të historisë. Këtu gjejnë paqen ,miqësinë mikpritjen dhe bujarinë.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›