E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sfidat me të cilat përballen të verbërit

Personat me aftësi të kufizuar në shikim, hasen çdo ditë me problematika të shumta, duke nisur nga mungesa e infrastrukturës së duhur për të lëvizur, arsimimi dhe punësimi. Arjan Kacimbro, anëtar i Shoqatës së të Verbërve dega Korçë, thotë se problemi më i madh më të cilin përballen personat me aftësi të kufizuar është punësimi.

Arjani pavarësisht të gjitha vështirësive ka mundur të ndjekë studimet e larta, aktualisht ai është në master. Ai iu bën apel institucioneve përgjegjëse që të krijojnë më shumë lehtësira për këtë kategori dhe ka një mesazh për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe për qytetarët.

Sot shënohen 30 vite nga dita e themelimit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Pranë Shoqatës së të Verbërve dega Korçë janë të anëtarësuar 172 persona, ndërsa ata që kanë përfituar “Statusin e të Verbërit” në rrethin e Korçës, që përfshin bashkinë Korçë, Maliq dhe Pustec janë gjithsej rreth 240 persona. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›