E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ksamil, të moshuarit kërkojnë më shumë vëmendje

Në qytezën e Ksamilit, janë të moshuarit ata që kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkujdesje në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, për shkak të covid-19.Ndryshe nga vendet e tjerë, në Ksamil moshën e tretë e gjen duke bërë xhiro nëpër rrugët e qytezës, pasi aty ka vetëm një qendër sociale për pensionistët, e cila nuk i ka kushtet e duhur. Ata thonë për Rtsh-Gjirokastra, se respektojnë të gjitha masat për të qenë të sigurtë nga pandemia e gjithashtu kërkojnë që për ta, te ketë më shumë investime. 

“Për moshën tonë, në Ksamil nuk ka asgjë! Një qendër sociale që është këtu nuk ka asnjë kusht për ne. Kohën e lirë e kalojmë vetëm duke shëtitur rrugëve. Mbajmë maskën, ruajmë distancën për të qenë të mbrojtur nga virusi”, shprehet një i moshuar.

 “Mblidhemi ndonjëherë e luajmë domino dhe letra por në atë qendër sociale kushtet mungojnë. Në këto ditë, neve duhet të na kushtohet më shumë vëmendje pasi jemi më të rrezikuar nga virusi”, shprehet një tjetër i moshuar. 

Në Ksamil janë më shumë se 30 të moshuar, të cilët nuk kanë se ku të kalojnë kohën e lirë për shkak të mungesës së kushteve në qendërn sociale që predispozohet se frekuentohet në qytezë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›