E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare nxjerr krye ceshtja e pronesise

Shoqata Bregdeti dhe drejtuesit lokale tubim dhe rezolute qeverise per zbatimin e Kushtetutes

eshtja e pronave ne Bregdet rikthehet ne vemendjen e opinionit publik edhe pse nje projekt per regjistrimin e tyre ka rreth nje vit qe ndihmohet nga OSBE-ja. Shoqata Bregdeti ne bashkepunim me komunitetin himarjot kane organizuar pak dite me pare ne zonen e njohur turistike te Drimadhes nje tubim ku eshte kerkuar edhe nje here zbatimi i ligjit dhe Kushtetutes per kete ceshtje qe ka 20 vjet qe nuk merr zgjidhje. Informacionet nga terreni percjellin disa te dhena me rendesi rreth tubimit ku ka marre pjese kreu i bashkise Gjergji Goro por edhe paraardhesi i tij aktualisht drejtues i organizates politike te minoritetit grek ne Shqiperi Vasil Bollano. Pronat i perkasin banoreve te Himares ka qene motoja e protestes e cila me pak shkeputje kohore thjesht sa perserit tashme me tjeter tingellim incidentet e Kakomese ku u perfshine vetem banoret e fshatit Nivice-Bubar. Takimi eshte organizuar ne menyre te kujdesshme per sa kohe qe te ftuar per te marre pjese kane qene perfaqesues te OSBE-se te kompanise qe kryen regjistrimin por edhe qytetare amerikane me origjine nga Himara pa lene menjane ata qe banojne ne Europe. Ne fakt sikurse njofton edhe nje prej protagonisteve te komunitetit himarjot gazetari Stavri Marko tubimi ka konkluduar me nje rezolute te posacme drejtuar qeverise shqiptare dhe organizmave nderkombetare permes se ciles kerkohet te zbatohet Kushtetuta e Shqiperise si nje kuader legal per kthimin e pronave banoreve te vertete te Himares duke nenvizuar rrezikun e tjetersimit qe po aktualizohet nga nje proces ku po vihen ne levizje shume interesa dhe faktore qe veprojne me mjete joligjore. Ne fakt me heret banoret e kesaj zone kane kundershtuar edhe zbatimin e ligjit nr. 7501 i cili tanime eshte pezulluar ne fuqine e vet ligjore. Ne cdo rast po duket qarte se problemi i pronesise mund te zere vend me nje force te re ne zonen e Bregdetit kundrejt temave te tjera qe kane natyre politike dhe nje kontekst me te gjere. Nese deri me sot Tirana zyrtare nuk ka arritur te zbatoje nje ligj te vetin si ai 7501 ne nje territor te vetin kjo sjell implikime te medha pa harruar ketu perdorimin e dy standardeve ndaj qytetareve te vet. Po keshtu nese pretendimet e komunitetit per nderhyrje jashteligjore ne proces do te verifikohen eshte e rrokshme se tensioni mund te dale ne siperfaqe me nje force te re madje duke ushqyer edhe me shume ato keqkuptime ekzistuese me natyre historike por qe po synohet te menaxhohen sipas nje raporti force qe vetem sa ka mbajtur te konservuar nje situate qe nuk mund te zgjase me.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›