Ngjarjet e veriut, nis hetimi i kriminelëve
Policia e Kosovës, thotë se tashmë janë hapur gjashtë deri në shtatë raste, ku Prokuroria e EULEX-it, e qarkut të Mitrovicës, është duke hetuar të gjitha ngjarjet e veriut, raporton në numrin e sotëm gazeta Zëri.
Në mesin e tyre është edhe vrasja me snajper e pjesëtarit të ROSU-së, Enver Zymeri, në Zupçë, si dhe shkatërrimin e pikës kufitare, Porta 1, në afërsi të Leposaviçit.
Fillimisht po punohet në identifikimin e atyre që sulmuan kolonën e ROSU-së dhe FIT-it (njësia për intervenim të shpejtë) derisa ata shkonin për të marrë nën kontroll Portën 31, apo Bërnjak, ku dhe u vra Enver Zymeri. Gjithashtu po punohet edhe në identifikimin e personave që i vunë flakën Portës 1, kufirit me Serbinë, tha për Zërin një zyrtar i Policisë së Kosovës.
Sipas të njëjtit burim në rast se paraqitet nevoja që dikush të intervistojë nga ata që dyshohet se janë dorasit e Enver Zymerit apo atyre që i vunë flakën kufirit, është e paevitueshme përfshirja e KFOR-it, të cilët do i kapin personat që i duhen prokurorisë dhe do të mundësojnë intervistimin e tyre