E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanet premtojne ne cdo zgjedhje voten per emigrantet

Genjeshtra Partite sherbejne si agjenci turistike ne diten e votimit

Emigrantet kane qene ne zgjedhjet e fundit dhe preja kryesore per politikanet shqiptare. Qe prej vitit 2005 te gjithe kane premtuar zbatimin e votes per qytetaret shqiptare qe jetojne jashte vendit por kjo nuk eshte zbatuar kurre. Por pse Politikanet e Tiranes kane zgjedhur nje rruge te dyte dhe jo voten e qytetareve ne vendet ku jetojne. Kjo sepse nuk e konsiderojne te kontrollueshem votimin jashte. Si PD-ja PS-ja por edhe partite e tjera ne zgjedhjet e viteve te fundit kane zhvilluar nje fushate te etshme ne komunitetet e emigranteve ne Greqi dhe Itali dhe kane sherbyer si agjenci turistike duke sjelle me avione dhe autobuse emigrante per te votuar ne Shqiperi. Zgjedhjet e fundit lokale te 8 majit jane nje shembull i qarte i kesaj rruge ku u krijuan ura ajrore dhe autokolona me autobuse te mbushur me emigrante qe erdhen e dhane voten per kandidatin qe u kishte sponsorizuar udhetimin. Keshtu ka ndodhur ne Tirane ku mazhoranca ka sjelle nje numer te madh qytetaresh nga Italia me nje linje ajrore private e njejta gje ndodhi ne Korce ku kandidatet e dy forcave politike sollen me autobuse njerez per te votuar me 8 maj. E njejta gje ndodhi dhe Himare nga te gjitha kandidatet. Por kjo mund te funksionoje si nje grumbullim militantesh por nuk e permbush aspak te drejten themeltare te votes per qytetaret qe jetojne jashte shtetit. Kjo pasi ata nuk kane mundesi te prishin punen e tyre dhe te udhetojne ne Shqiperi nderkohe qe vendi i tyre ka per detyre tu lejoje qytetareve te saj qe te ushtrojne te drejten e tyre. Kjo mund te behet shume kollaj me votimin ne ambasadat apo konsullatat shqiptare jashte vendit por edhe me metoda te tjera sic jane votimi elektronik apo votimi postar. Padyshim duke vendosur rregulla te qarta per administrimin e ketyre votave. Shqiperia ka zyrtarisht tashme ne listen perfundimtare 3 milione e 164 mije e 859 zgjedhes te ndare ne 4932 qendra votimi. Vendin e pare e ze Tirana me 750 mije votues Fieri me 362 mije votues Elbasani dhe Durresi perkatesisht me 300 mije votues etj. Nderkaq ne votime ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi kane marre pjese pak me shume se 1 milion e 500 mije votues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›