Volfsburg refuzon Milanin për sulmuesin Dzeko
Volfsburg - Klubi gjerman i Volfsburgut bëri të ditur se ekipi Italian i Milanit i kishte një paraqitur një kërkesë zyrtare ku i kërkonte të nisnin një trativë për transferimin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko në radhët e Milanit. Ndërkohë drejtuesit gjerman u treguan kategorik se nuk kishin ndërmend të privoheshin nga sulmuesi 23 vjeçar duke kujtuar se kishin një kontratë deri në 2011 me boshnjakun.
“Dzeko është i pashijshëm. Nuk duam të shesim lojtarin", ishte përgjigja e vetme e Jurgen Marbach, drejtorit të përgjithshëm të Volfsburgut. Ai deklaroi se klubi gjerman nuk ka aspak ndërmend të shesë sulmuesin boshnjak. "Milani na kërkoi të nisnim një marrëveshje për transferimin e lojtarit, - tha Marbach për agjentinë Dpa, - ndërsa ne po ju njoftojmë se nuk kemi asnjë interes për një transferim të tillë."