Hipnoterapia nje alternative per grate qe duan lindje natyrale

Grate qe duan nje lindje pa perdorur medikamente me sa me pak stres per nenen dhe foshnjen gjithnje e me shume po zgjedhin hipnoterapine. Kjo metode qe njihet si hipno-lindja u meson grave metoda relaksimi dhe teknika hipnoze per te aktivizuar hormone qe veprojne si anestezi natyrale
Disa cifte marrin mesime te thjeshta per relaksim ne kuader te nje programi qe nxit lindjet natyrale. Anika Bosanket dhe i shoqi Frejzher perfaqesojne nje prirje gjithnje e me popullore ne Britani drejt hipno-lindjeve. Hipno-terapi te ndryshme perdoren prej kohesh me nje numer pikesynimesh si per shembull per te luftuar fobite apo per te ndihmuar pacientet te lene duhanin. Tani kjo metode po perhapet edhe ne obstetri.
Ne vendet ne zhvillim lindjet jane shnderruar ne nje sipermarje te sofistikuar teknologjike ku nderhyrjet kirurgjikale jane shpeshtuar ndjeshem. Por shume cifte duan te zgjedhin rrugen e lindjeve natyrale me ndihmen e hipnoterapise. Anika tregon se idene ia kishte sugjeruar nje shoqe e saj
Nje shoqja ime pati shume probleme gjate lindjes se pare. Me duket se i zgjati 48 ore. Por per femijen e dyte zgjodhi metoden e hipno-lindjes dhe pati nje pervoje krejt tjeter.
Ne klasat qe ndjek Anika eshte instruktore hipno-terapistja Kethrin Grejvs. Ajo beson se metoda e hipno-lindjes shkakton me pak probleme fizike dhe ul nevojen per epidural apo operacion ne shumicen e rasteve.
Sipas Organizates Boterore te Shendetit lindjet me operacion nuk duhet te jene me shume se 10-15 per qind e numrit te pergjithshem te lindjeve. Por sipas nje raporti te publikuar vjet nga Departamenti amerikan i Shendetesise mbi 33 per qind e grave amerikane benin lindje me operacion.
Zonja Grejvs beson se operacioni eshte i nevojshem vetem per arsye mjekesore por shton se shtimi i numrit te operacioneve eshte thjesht nje menyre qe kane gjetur mjeket per tu mbrojtur nga padite gjyqesore.
Te gjitha keto alternative jane te mira po te perdoren aty ku duhet. Por ne jetojme ne epoken e padive gjyqesore. Kushdo qofte pavaresisht nga profesioni perpiqet te mbrohet nga padite gjyqesore. Ka raste kur klinikat paguajne demshperblime prej miliona dollaresh ne rast problemesh ne lindje. Prandaj mjeket jane te prirur te shmangin problemet permes operacioneve.
Pergatitja per hipno-terapi eshte nje proces rigoroz dhe kerkon angazhim serioz nga te dy partneret. Bashkeshorti meson metoda per te inkurajuar dhe nxitur te shoqen gjate procesit te lindjes. Fjalet qe nenkuptojne dhimbje apo veshtiresi nuk lejohen gjate lindjes. Gjate kursit cifti merr me vete nje afishe qe tu kujtoje vazhdimisht nevojen per te mbajtur trupin ne pozicionin e duhur ne menyre qe foshnja te ushqehet me oksigjen te bollshem.
Procesi bazohet ne filozofine se lindja nuk duhet pare si semundje apo si nderhyrje mjekesore per te kuruar nje semundje por si nje proces i natyrshem. Hipno-terapia u ofron cifteve nje alternative per tu larguar nga mjekesia tradicionale dhe per te marre vete ne dore procesin e lindjes.