Pogradeci i merr kreun Kamzes Apolonia poker Partizanit
Kamza ndalet ne transferte me Beselidhje dhe humbet kreun i cili tani i perket Pogradecit qe me fitoren ne shtepi ndaj Gramshit ngjitet ne kuoten e 15 pikeve. Edhe Apolonia e cila ka shkaterruar Partizanin ne Fier ka lene poshte kamzalinjte duke u renditur me e dyta me pike te barabarta me skuadren tiranase por me golavarash me te mire. Lushnja bie ne Puke ndaj Terbunit. Kane qene keto verdiktet kryesore te ndeshjeve te javes se shtate te Kategorise Superiore. Ne Lezhe Kamza nuk ka mundur te marre me shume se nje 2-2 ndaj Beselidhjes. Jane shenuar plot 4 gola nga dy ne secilen porte duke ndare ne fund nje pike gje qe duket se ka lene me te kenaqur miqte nga Kamza sepse luanin jashte fushes se tyre dhe e kane mbajtur deri diku ritmin e kreut. Apolonia e ka nisur mire ndeshjen ndaj Partizanit i cili synonte te mos largohej pa pike nga Fieri. Por e ka pasur te pamundur. Pas vershellimes se fundit te gjyqtarit te kuqte e kane pare veten ne dizavantazhin e 4 golave. Nje humbje shkaterrimtare per te kuqte ndersa fieraket i gezojne ngjitjes ne vendin e dyte ne klasifikim duke qene gjithnje ne luften per tu ngjitur ne Superiore. Pogradeci ka shfrytezuar hapin fals te rivaleve te tjere per kreun dhe ka kapur vendin e pare ne klasifikim fale fitores 2-0 te arritur ndaj Gramshit. Ne stadiumin e Beratit nuk ka munguar tensioni nderkohe qe gjithcka u vendos nga penalltia e kthyer ne gol nga Caushaj. Ne momentin e dhenies se penaltise ka pasur tension ne fushe pasi lojtaret miq kane kontestuar gjyqtarin Jorgji duke e shtyre ate. Megjithate ky gol ka mbetur i pandryshuar deri ne fund cka u ka dhene 3 pike te cmuara beratasve te cilet po ngjisin shpejt shkalle ne klasifikim. Ne Puke nje tjeter skuader pretendente si Lushnja ka dale me barazimin 2-2 duke marre nje pike me shume vlera ne rrugen e vet te pretendimeve ne kete kampionat. Terbuni e ka mundur 2-1. Ne Erseke Gramozi vendes ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Burrelit mik. Vlora gjen fitoren e pare ne kete sezon pasi ka mundur 2-1 Aden.