Te fiketit si ta parandalosh dhe te ndihmosh
Te fiketit ndodh si pasoje e mosushqyerjes se mjaftueshme te trurit me gjak ose me perberesit ushqimore kryesore per nje cast. Zemra dhe sistemi nervor jane me te prekurit prej ndryshimit
Te fiketit eshte ajo gjendje e organizmit ku personi per arsye te ndryshme ne menyre te papritur humbet perkohesisht vetedijen dhe forcen muskulore duke u rrezuar aty ku ndodhet. Kjo perben nje urgjence te shpeshte mjekesore qe kerkon nderhyrje te shpejte per te shmangur pasojat e mundshme. Nese te fiketit ndodh duke drejtuar nje mjet levizes kur je ne nje vend ne lartesi prane zjarrit lumit rruges ose ne procese pune me rrezikshmeri per jeten tende dhe te te tjereve pasojat mund te jene te tmerrshme.
Te fiketit ndodh si pasoje e mosushqyerjes se mjaftueshme te trurit me gjak ose me perberesit ushqimore kryesore per nje cast. Zemra dhe sistemi nervor jane me te prekurit prej ndryshimit. Dridhjet ose tkurrje-leshimet si purteke konvulsionet mund te shfaqen si pasoje e mosfunksionimit normal te zemres dhe vuajtjes se trurit. Nje moskoordinim i perkohshem i sistemit nervor mund te behet shkak. Ngadalesimi i rrahjeve te zemres dhe disa ndryshime te tjera shoqeruese ne damare zgjerim i tyre per momentin e pasqyron kete crregullim. Ne favor te ketij mekanizmi te ngacmimit te mbaresave te fijeve nervore ne gurmaz ne mushkeri ne fshikez te urines ne fundzorren e trashe etj. eshte renia e te fiketit gjate gelltitjes gjate jashteqitjes se ujit te holle apo te trashe gjate kollitjes etj. Pas nje crregullimi te vrullshem ne organizmin e personit shfaqen papritur nje erresim para syve ose xixa ose marramendje ose te perziera dhe te vjella ose djersitje ose dhimbje ne kraharor dhe mosmbajtje e ujit te holle e te trashe.
Renia ne toke si lekure e porsarrjepur pason pa mundesi shmangieje prej nje kercenimi te mundshem prej zjarrit prej lartesise prej rrymes elektrike prej lumit prej automjeteve apo prej trenit. Edhe kur shenjat paralajmeruese zgjatin disa sekonda forcat fizike jane te kufizuara per zhvendosje prej vendrrezikut. Personi ne te fiket mund te dale shpejt prej gjendjes ose te vdese brenda disa minutave apo me vone. Ketu luajne rol gjendja e pergjithshme e organizmit sidomos e zemres dhe e damareve te gjakut vendi i renies cilesia e dhenies se ndihmes se pare etj.
Ne nje zemer te vuajtur dhe te zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalesimi i rrahjeve nen 40/minute mund te behen shkak i te fiketit dhe i vdekjes se papritur. Ne moshat e medha kercenimi i jetes eshte shume me i shprehur se ne moshat e reja dhe te mesme. Kjo lidhet me aftesite e kufizuara kompensuese te organizmit. Edhe me i larte eshte rreziku i vdekjes ne te vuajturit e zgjatur per shkak te semundjeve te shperdorimeve ne regjim ne diete etj.
Shkaqet
Crregullime te punes se zemres dhe te sistemit nervor mund te behen shkak per renien e te fiketit. Crregullimi reflektor dhe psikik nuk perjashtohet ne nje perqindje te rendesishme rreth 40 e pacienteve. Gati 90 e te ardhurave gjate ores 900-1200 te paradites ne gjendje te fiketi nuk kane pasur ngrene vaktin e mengjesit ose jane mjaftuar vetem me nje kafe. Nxenesit dhe studentet sidomos te seksit femer perbejne kontingjentin kryesor. Te moshuarit po ashtu kane ardhur rreth ores 1000-1400 gjate muajve te nxehte. Ne mengjes ne pasdite dhe ne oret e vona te mbremjes kane ardhur ne urgjence kryesisht personat me semundje te tjera te zemres dhe te damareve te gjakut. Semundjet e tjera nuk kane pasur ndonje prirje te vecante lidhur me orarin.
Diabetiket me renie te sheqerit nen 70 mg/dl alkoolistet dhe piresit e kafes po ashtu kane nje prirje per te fiket. Crregullimet e rrahjeve te zemres ndryshimet ne damaret kryesore trashja e muskulatures se zemres mosfunksionimi normal i valvuleve te saj infarkti mpiksja e gjakut ne mushkeri etj. mund te behen si shkak ne persona te ndryshem te dhjamosur te aksidentuar te prekur kohe me pare nga semundje si ethja reumatizmale melitenca dhe ne shperdorues te alkoolit te kafes te duhanit dhe te droges. Disa semundje te sistemit nervor mund te shoqerohen me te fiket here pas here.
Ndihma
Ndihma e pare konsiston te permiresosh ate qe siguron vete natyra. Kjo do te thote qe pozicionin shtrire ta besh me dobiprures duke perkulur pa sforcim koken mbrapa per te liruar sa me shume rrugen e kalimit te ajrit.
Fytyra mund te shikoje nga qielli dhe koka te jete me ulet se trupi dhe ky i fundit nen nivel te gjymtyreve. Nese personi ka te vjella vendoset gjysme anash ose anash ne pozicion te vrapuesit me dore te anes se kthyer nen koke. Gjithmone koka mbahet e perulur mbrapa. Kur sigurohet informacion per semundjen qe vuan permes shenimeve ne xhep te kemishes ose ne medaljonin e varur ne qafe ose tek kyci i dores ku mbahet ora ndihma eshte me konkrete nga kushdo. Dhenia e nje sasie leng frutash ose e ujit me sheqer keshillohet per te gjithe personat me djerse ne trup.
Kjo mund ti shpetoje jeten nje personi te pangrene ose me semundje sheqerit te trajtuar me ose pa insuline. Shfrytezimi i numrave te telefonit te xhepit te viktimes per te komunikuar me te afermit mund te siguroje te dhena te nevojshme. Telefonata ne numrin 127 duhet bere pa vonese duke i dhene mjekut informacionin e duhur permes komunikimit te drejtperdrejte me te.
Ai mund te jape udhezimet e duhura kur nuk ke numrin e mjekut te familjes tende per te mundesuar nje ndihme sa me te shpejte prej informuesit. Lagia e fytyres me uje te ftohte mund ta kthjelloje personin me te fiket. Transporti ne spital duhet te respektoje pozicionin e viktimes. Eumlshte me mire te vonohet ardhja e nje te semuri rende ne spital sesa te shpejtohet duke shkelur parimet mjekesore gjate transportit. Mos bej ate qe nuk e di.
Po me tej Paraqitja ne repartin e urgjences mjekesore eshte i keshillueshem kur eshte e mundur. Ne raste te tjera kur mundesohet kontrolli i shpejte mjekesor ne vendngjarje zgjidhja eshte ne doren e personelit. Sidoqofte disa ekzaminime mund te jene te nevojshme sidomos per nje shtatzene per nje te moshuar per nje person me ndodhi te perseritur apo me histori familjare te ngjashme etj.
Parandalimi
Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes cdo 6 muaj pa pasur shqetesime eshte masa me e mire parandaluese per semundjet dhe ruajtjen e shendetit normal. Ngrenia e ushqimit me orar te rregullt dhe ne sasine e nevojshme te perberesve zbatimi i regjimit ditor shmangja e abuzimeve largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive te mjekut jane disa nga masat me te rendesishme.
Puna fizike dhe levizja me kembe marrja me sport me not etj. e bejne jeten me cilesore dhe me te gjate kur kryhen rregullisht te shoqeruara me ushqimin higjienen trupore dhe regjimin e pershtatur. Dieta e pasur ne lengje dhe bulmet ka efekt parandalues te te fiketit. Mjekimi korrekt shkakesor eshte me i dobishem.