“E majta nuk u lumturua nga shembja e Murit”
“Nje mirenjohje e thelle, falenderim i perzemert, eshte per te gjitha Partite Popullore dhe njerezit, te cilet ne besimin tim me te thelle, ishin promotoret e vertete te renies se Murit te Berlinit”. Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, dje ne kongresin e Partive Popullore te mbajtur ne Varshave te Polonise. Ai njeheresh ka nenvizuar faktin se rrezimi i murit te Berlinit, qe solli dhe shembjen e komunizmit ne Evrope, ka qene fryt i perpjekjeve te te djathteve evropiane. “Nuk njoh asnje qeveri te majte, te asaj kohe qe ishte e lumtur me renien e atij Muri, e kunderta eshte e vertete. Por gjithashtu, falenderimi eshte per ju, per te gjithe miqte ketu, per ndihmen e madhe qe i keni dhene vendit dhe kombit tim ne udhetimin e tij te lirise, demokracise dhe integrimit”, ka qene deklarata e Berishes. I cili ka nenvizuar faktin se kane qene dy burra te medhenj polake, te cileve, cilido qytetar i lire i Evropes iu detyrohet shume. “Ne kete pervjetor, cdo qytetar i lire i Evropes i detyrohet kaq shume dhe nderon sot dy burra te medhenj te kombit polak; Papa Gjon Pali i Dyte, i cili shnderroi kishen ne nje mburoje te vlerave fondamentale ne shoqerite e shtypura dhe Presidentin Leh Valesa, Davidi, i cili ne Dansk, ne emer te popullit te tij dhe te gjithe popujve te shtypur te Evropes, luftoi dhe mundi goliath”, vleresoj Berisha, teksa ka pershendetur Valesen, qe ishte prezent ne kongres.