Hipotekat, Bashkia e Tiranës ultimatum 76 subjekteve
Mungesa e hipotekimit të shtëpive për shumë qytetarë mbetet ende evident për shkak të neglizhencës së disa subjekteve private që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për procesin e legalizimit.
Në një komunikim me mediat, Bashkia e Tiranës bën me dije se ndaj këtyre subjekteve do të mbahet një qëndrim i kushtëzuar në rast se ato nuk plotësojnë këto detyrime që lidhen ose me plotësimin e dokumentacionit teknikoligjor, ose me kryerjen e pagesës së faturës financiare.
450 objekte janë evidentuar nga Task-Forca se kanë ndërtuar jashtë lejes së dhënë të ndërtimit, duke e shkelur atë. Nga ky total rezulton që për 137 të ketë përfunduar procesi i legalizimit, ndërsa për pjesën tjetër procesi është në vijim.
Lexoni listën e plotë të 76 subjekteve me detyrime te paplotesuara ne numrin e sotem print te Gazetes Panorama.