Berlini paralajmëron: Greqia mos t`u shmanget përgjegjësive

Ndërsa qeveria greke po përgatitet për shkurtime të tjera në administratën shtetërore para vizitës së trojkës javës tjetër, Berlini thekson se Greqia nuk duhet t`iu shmanget përgjegjësive. Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro ministri gjerman i financave Wolfgang Shable tha se shteti helen nuk mund ti shmanget zbatimit të reformave.
"Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar Greqinë por kjo nuk do të thotë që ata ti shmangen reformave strukturore. Nuk ka zgjidhje tjetër nëse Greqia dëshiron që të ketë një rritje. Për arsye të politikës së brendshme, zbatimi i programit u shty. Tani troika duhet të marrë parasysh situatën me qeverinë e re greke dhe pastaj duhet pastaj të nxjerrë konkluzione. Por është në dorën e Qeverisë greke për të shpjeguar njerëzve se çfarë është e nevojshme për vendin ", tha Shable.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle hedhur poshtë çdo mundësi për rinegocim të programit për rregullimet fiskale. "Unë shoh se në Greqi, janë duke kërkuar rinegocim të disa kushteve që në fakt dëmtojnë detyrimet për reforma në vend. Unë them thjesht: nuk do të ketë ", paralajmëroi Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, një intervistë me gazetën gjermane Bild. Westerwelle i bëri thirrje grekëve për të treguar qartë nëse ata duan të mbeten në eurozonë.
"Greqia nuk duhet vetëm që thotë se dëshiron të mbetet në eurozonë, por duhet edhe të veprojë me reformave të qarta politike dhe për të respektuar angazhimet e veta", thotë Westerwelle. Ndërkohë Athina zyrtare pritet t`u paraqesë përfaqësuesve të kreditorëve fillimisht planin e mbylljes apo të bashkimit të 20 organizmave apo kompanive shtetërore,ndërsa përgjatë kësaj vere do të mbyllen edhe 300 të tjera, të cilat do të sjellin një përfitim prej miliona eurosh në buxhetin shtetëror.
Në përpjekje për të kursyer 3.5 miliardë euro shteti Helen nuk do të bëjë asnjë punësim të ri në aparatin shtetëror, numri i nënpunësve pritet të reduktohet me 150.000 vetë deri në 2015, ndërsa do të ketë përsëri një reduktim të pagave.