E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekat e apartamenteve, miratohet Akti Normativ Eglantina Nasi

Akti normativ i propozuar se fundmi nga Keshilli i Ministrave, per hipotekimin e dhjetera mijera apartamenteve ne rang vendi ka gjetur dje miratimin e tij ne komisionin parlamentar te Ligjeve. Por ne fakt, vetem me votat e mazhorances, pasi deputetet e opozites zgjodhen abstenimin e tij, sepse pohuan qe edhe pse me nje permbajtje pozitive, ne thelb, eshte nje akt i ndermarre ne funksion te fushates elektorale. Dhe duke thene madje se ai do te shkaktoje coroditje me ndertimet e reja. Por nga ana e tij, zevendes-ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Ernest Noka, u shpjegoi deputeteve efektin pozitiv te ketij akti normativ duke pohuar se ai do te zgjidhe nje problemi mjaft te mprehte qe shqeteson ndertuesit dhe nje numer te madh qytetaresh, sic eshte ai i hipotekimit te apartamenteve. Sipas tij, nderhyrja ligjore ne kete aspekt, behet pikerisht, me qellimi e sistemimit te katrahures se krijuar ne industrine e ndertimit, kryesisht ne Tirane gjate drejtimit te kesaj Bashkie nga ish-kryebashkiaku socialist, Edi Rama. Kujtojme sakaq se akti normativ i qeverise, i hap rruge legalizimit te mijera apartamenteve ne mbare vendin. Duke u dhene te drejte Keshillave te Qarqeve, qe pas nje procesi verifikimi, te hipotekojne te gjithe ato qe jane ndertuar pa leje. Duke parashikuar ne praktike, qe pas miratimit te aktit normativ te qeverise, ne te gjitha qarqet e vendit te nise menjehere procesi i verifikimit te kushteve teknike me te cilat jane ndertuar banesat. Dhe pas ketij procesi, keshillat e qarqeve do te miratojne me votim legalizimin e tyre. Ne fillim te ketij muaji, Keshilli i Ministrave, miratoi aktin normativ me fuqine e ligjit per “Pajisjen me leje perdorimi te strukturave te ndertuara me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit perpara fillimit me efekte te plota te ligjit “Per planifikimin e territorit”. Me ane te te cilit, i hapet rruga procesit te pajisjes me leje perdorimi, te objekteve te ndertuara perpara fillimit me efekte te plota te ligjit “Per planifikimin e territorit”, te cilat jane konstatuar me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit dhe projekteve te miratuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›