E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i radhes ndaj Dritan Dajtit

Shtyhet gjyqi i radhës ndaj Dritan Dajtit. Shkak mungesa e avokatëve të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe nga komisioni për ndihmë juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë. Këta të fundit, në seancën e kaluar kishin caktuar avokaten Liri Vathi, për mbrojtjen ligjore të vrasësit të katër policëve, por edhe kjo e fundit nuk është paraqitur në sallën e gjyqit. Vet Dajti akuzoj gjykatën për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj tij. “Nuk jam unë ai që e shty gjyqin. Jeni ju shkaku I shtyrjes, pasi nuk pranuat gjykimin e shkurtuar ndaj meje”, I tha Dajti trupës gjyqësore. Kryesuesi I pesëshes gjykuese, ndërpreu seancën për të vazhduar ditën e mërkurë në ora 12:00, kohë kur do të ftohen edhe avokatët Liri Vathi, Hasaf Hadëri dhe Vasil Shëngjergji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›