Berisha: Te degjojme zerin e cdo zgjedhesi Eva Gjura
Kur na ndajne vetem 118 dite nga data e zgjedhjeve, kryeministri Berisha njeheresh edhe kryetar i PD-se, iu ka bere thirrje dje te gjithe drejtuesve te strukturave te partise ne Tirane dhe ne rrethe, qe te mobilizohen totalisht me te gjitha potencialet e tyre, per te dale ne terren dhe per te degjuar cdo shqetesim dhe problematike te qytetareve shqiptare. Kete kerkese kreu i mazhorances e beri gjate takimit qe zhvilloi me drejtues te PD ne rrethe, qarqe, prefekte te 12 qarqeve te vendit dhe drejtues te seksioneve te partise ne Tirane. “Kerkesa ime eshte te perpiqemi te debatojme, pa asnje lloj paragjykimi, te degjojme sa me shume zerat e qytetareve, shqetesimet dhe problematiken e tyre. Nuk mund te jene kurre suksese ato, te cilat na bejne ne te injorojme qofte edhe zerin me te mekur. Ne asnje menyre. Po, ne sukseset do t'i mbrojme, ato nuk jane personale, jane sukses i reformave, jane sukses i qytetareve”, tha Berisha. Kryeministri iu beri te ditur bashkepunetoreve te tij, se zgjedhjet jane tek porta, ndaj mobilizimi duhet te jete i madh per te mos humbur asnje mundesi, per te prekur realitetin ne cdo skaj te tij, per te perpunuar vizionin per kater vitet qe vijne. Berisha tha se PD ka qene eshte dhe do te mbetet, lokomotiva e proceseve integruese te Shqiperise, ka qene dhe mbetet parti e reformave te medha, e guximit te reformave dhe suksesit te tyre. Berisha theksoi se ne kete kontekst, eshte jashtezakonisht e rendesishme, qe se bashku te bejme gjithcka per te terhequr mendimin e cdo zgjedhesi shqiptar, duke lene menjane cdo paragjykim. Ne lidhje me lenien menjane te paragjykimit, kryeministri ka sjelle nje shembull konkret. Ai tha se, “ne What's-up tim, nje qytetar me shkruante: “Kot e ke, keto zgjedhje do t'i fitoje Edi Rama. Boll me se e shkaterrove kete vend”. Atehere, une i them: Se pari, nuk eshte faji im ne rast se Edi Rama di vetem te humbase, sepse une nuk mund te mesoj dot kundershtarin te fitoje. Se dyti, pavaresisht se ti paske keto verejtje, ne qofte se gjykon gjakftohte, nuk mund te thuash qe vendi nuk ka ndryshuar dhe, ne kete aspekt, i rendita tre - kater gjera. Se treti, per mua e rendesishme eshte qe ti te votosh me deshiren tende, por te garantoj se interesat e tua, ne do t'i kemi parasysh”. Pas ketij bashkebisedimi, tha kryeministri, tonet ne What's-up ndryshuan qartesisht dhe ai nuk mohoi dot asnje nga ato argumente qe i ishin paraqitur. Berisha ka theksuar faktin se PD nuk i ofron asnje zgjedhesi paragjykim, por i ofron vetem dialog dhe bashkebisedim dhe kjo behet ne shkallen me te larte te mirekuptimit. “Sukseset ne i kemi vetem per te bindur se i mbajme premtimet, se ne jemi ndryshimi, se ne ne kete periudhe qeverisjeje, kemi bere transformimet me te thella te ketij vendi, se Shqiperia u anetaresua ne NATO, se levizim te lire, se kemi bere zgjedhje, te cilat organizmat nderkombetare i kane vleresuar si zgjedhjet qe plotesuan standardet kryesore te OSBE dhe se, keto zgjedhje bene te mundur propozimin e Komisionit Evropian, per statusin e vendit kandidat”, tha Berisha.
Punesimi, prioritet i qeverise
Kryeministri ka kerkuar qe nje vemendje e vecante te kushtohet tek te gjithe ata qe jane te papune, pasi alternativa e qeverise, eshte zgjidhja e ketij problemi per shume qytetare. Berisha iu ka kujtuar shqiptareve se perballe alternativesh te mashtrimit te opozites, qendron alternativa e kesaj mazhorance qe eshte alternativa e punesimit, e zhvillimit ekonomik. Gjithashtu kryeministri ka kundershtuar serish idene e hedhur nga Rama per taksen progresive, duke u shprehur se ajo takse shkaterron dhjetera mijera vende pune. Ndersa ka kujtuar qe gjate kesaj qeverisjeje, me taksa te uleta, te ardhura qe jane rritur me 9.2 miliarde dollare dhe rritja e ketyre te ardhurave perkthehet ne shume rruge te asfaltuara, rroga me te larta, me shume ujesjelles, kanalizime, shkolla te ndertuara etj.