E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kerkon ekstradimin e Paro Lacit

Autoritetet e drejtësisë italiane sjellin në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e aksionerit të klubit futbollistik “Partizani” shtetasin Paro Laçi. Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, prokuroria ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e Laçit. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtari i vetëm i çështjes Ibrahim Hoxha. Kërkesa për ekstradimin e Laçit është bazuar në vendimin e dënimit nga Gjykata e Apelit në Milano, ku i arrestuari është dënuar me 10 vite e 4 muaj burg. Kjo Gjykatë e ka deklaruar fajtor Paro Laçin për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike” në bashkëpunim nën emrin Paro Berisiç. Ky vendim është dhënë në vitin 2006 nga Gjykata e Aplit në Milano, duke e cilësuar fajtor zv/presidentin e “Partizanit” në bashkëpunimin e trafikut të 13 kg heroinë dhe 34 kg kokainë gjatë vitit 1997 në Itali. Arrestimi i Laçit është bërë më 7 dhjetor 2012 në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›