E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, “po” rikapitalizimit të bankave

Ministrat e financave të BE kanë arritur një akord mbi rikapitalizimin e bankave.
Kjo sipas disa deklaratave jo zyrtare të disa burimeve që nuk kanë precizuar shifrat në bazë të marveshjes, por mendohet se bëhet fjalë për rreth 100 miliard euro. Për të njohur shifrat e sakta do të duhet të presim takimin e nesërm.

Mbledhja e ministrave të ekonomisë e financave të 27 vendeve anëtarë të ECOFIN përfundoi pa asnjë vendim publik për rikapitalizimin e bankave e tani fjala u kalon liderëve në takimin e nesërm.

“ECOFIN ka patur një shkëmbim idesh mbi rikapitalizimin e bankave si pjesë e një strategjie më të gjerë që do të vendoset nga liderët në takimet e nesërm e të mërkurës” lexohet në komunikatën finale të mbledhjes së ministrave.

Merkel; “negociatat të vështira,vendimet e vërteta të mërkurën”
“Brenda të mërkurës do të gjejmë mjetet për të mbrojtur zonën euro,por do të jenë negociata të vështira dhe është e nevojshme që Franca dhe Gjermania të jenë aktive në përgatitjen e tyre” tha kancelaria gjermane Angela Merkel.

Kancelaria gjermane ka theksuar përsëri mbi nevojën ashpërsimit të masave për vendet e BE në borxh.

”Brukseli nuk ka ende asnjë kompetencë për këtë,por nëse një vend ka shkelur paktin e rritjes,duke lënë mënjanë autonominë e bilancit,duhet çuar për gjykim përpara Gjykatës së Drejtësisë Europiane.Për këtë duhet më shumë Europë” ka përfunduar Merkel.

Barroso ka besim,apel për përgjegjësi liderëve “kam besim” ka thënë ai “se zgjidhja është e mundur. Sot ministrat e financave kanë bërë progres por vendimi kryesor do të merret të mërkurën, është edhe çështje vullneti politik” ka shtuar presidenti i Komisionit Europian.”Shpresoj që të gjithë liderët të jenë në lartësinë e duhur për përgjegjësitë e tyre”.

Juncker,nëse bankat thonë jo, duhet të detyrohen;”nëse bankat nuk pranojnë humbje më të mëdha në Greqi do të duhet të veprohet me një formë imponimi” ka thënë sot presidenti i Eurogrupit Juncker “pjesëmarrja e bankave duhet të jetë vullnetare por nëse nuk do të jenë dakord,do të duhet të gjejmë një zgjidhje të detyrueshme”.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›