E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN vlereson aftesine e ekonomise shqiptare ne perballimin e krizes

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin më të fundit për Shqipërinë për vitin 2011 ka deklaruar se, vendi e ka përballuar mirë krizës ekonomike, pasi politikat e zbatuara përgjatë viteve të para-krizës dhanë hapësirë për të zbutur ndikimet e saj. Mjedisi post–krizë ka nxjerrë në pah sfida të tjera të politikave monetare.

Pavarësisht vlerësimeve pozitive të ekonomisë FMN ka raportuar se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2011 do të jetë rreth 2.5%, nga 3% në vitin 2009 dhe 2010. Ndërsa, qeveria shqiptare është më optimiste në parashikimet e saj, duke arritur në shifrat 4-5 % të rritjes së ekonomisë.

Norma fleksibël e këmbimit valutor dhe regjimi i objektivit të inflacionit i kanë shërbyer ekonomisë shqiptare. FMN ka vlerësuar se politika monetare mbetet e kujdesshme dhe e koordinuar me politikën fiskale, për të përmbajtur pritshmëritë inflacioniste dhe për të ruajtur parashikimet e rritjes. Norma e këmbimit ka qenë në linjë me pritshmërinë dhe ka nxjerrë në pah se, përpjekjet e forta për konsolidimin fiskal mund të ndihmojnë për të nxitur qëndrueshmërinë e jashtme.

Elasticitetit i sistemit bankar shqiptar, përgjatë krizës është vlerësuar, pavarësisht rreziqeve të paralajmëruara, përfshirë ata nga ndikimi rajonal. Një pikë kyçe është zgjidhja e shpejtë e nivelit të lartë të kredive me probleme. Në raportin e FMN-së thuhet se në buxhetin e shtetit janë kryer disa herë ndërhyrje për shkurtime të shpenzimeve dhe këshillon se duhet të tregohet kujdes me borxhin public, për ta mbajtur atë poshtë kufirit të 60% të PbB, duke theksuar sfidat enë rritje me të cilat do të përballet ekonomia shqiptare.

FMN-ja ka nxitur autoritetet për të vazhduar mbikëqyrjen e bankave dhe zhvillimin e tregut të monedhës vendase, duke theksuar nevojën e rritjes së gatishmërisë përballë krizës. Krerët e Bordit Ekzekutiv të FMN-së u kanë kërkuar autoriteteve vendase për të riforcuar reformat strukturore, përmirësimin e mjedisin e biznesit dhe nxitjen e prodhimit dhe rritjes, kryesisht duke siguruar të drejtën e pronës, titujt e pronësisë dhe përmirësimin e zbatimit të kontratave. Ata nënvizuan se, statistikat e cilësisë së lartë ekonomike janë tejet thelbësore për të përmirësuar hartimin e politikave monetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›