E sëmura mendore mbyll brenda familjen

Një grua nga fshati Marinëz në Fier ka mbyllur brenda familjen e saj, duke mos i lënë të dalin.
Ngjarja e cila ka ndodhur mesditën e sotme në një familje në fshatin Marinëz ka si protagonist një grua me probleme mendore.
Sipas informacioneve kryefamiljarja i ka mbyllur me kyç të gjithë anëtarët e familjes duke mos i lënë ata të dalin jashtë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka ndërhyrë duke negociuar me gruan ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.