E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen barrikadat në Bërnjak

Të gjitha barrikadat që çojnë në pikën kufitare 31 në Bërnjak janë hequr nga vetë serbët lokalë, ka raportuar KTV-ja.

Zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë për këtë televizion se rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht. Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbët lokalë.

Ndërkohë, barrikadat mbesin në rrugën që dërgon për në pikën kufitare 1 në Jarinjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›