PS letër KQZ: Asgjësimi i kutive, i motivuar politikisht
“Për kryerjen e hetimit të disa aspekteve të procesit zgjedhor të 28 qershorit, Partia Socialiste e Shqipërisë konsideron se është e domosdoshme këqyrja e dokumentacionit përkatës në kutitë e materialeve zgjedhore të përdorura në këto zgjedhje”, shkruhet në letrën e PS drejtuar KQZ-së.
Kjo parti, me anë të sekretarit për Çështjet Ligjore Fatmir Xhafaj, thekson se çdo veprim për të asgjësuar fletë të tilla do të ishte një vendim politik dhe jo ligjor. PS kërkon gjithashtu nga KQZ të mundësojë akses përfaqësuesve të PS për të vëzhguar nga afër dhe në mënyrë periodike ambientet ku ndodhen kutitë e votimit me qëllim rritjen e transparencës dhe sigurisë në lidhje me paprekshmërinë e tyre.
Kjo liter i është dërguar edhe Ambasadës Amerikane, prezencës së OSBE në Tiranë dhe Delegacioni i Komisionit Evropian.