E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen shtesat e rrogave për Kosovën

Beograd, 14 gusht - Shumë serbë të Serbisë, kur kanë dëgjuar se në Kosovë për të njëjtën punë që bën një mësues, rroga është dyfish më e madhe, janë irrituar nga ky fakt. Por, Qeveria e Serbisë për shumë kohë ka proklamuar këtë gjë si një nevojë të domosdoshme për të mbajtur serbët në Kosovë dhe për t’u ndihmuar atyre. “Shtesa e Kosovës” është quajtur rroga apo paratë që kanë marrë serbët, përveç rrogës së tyre për punë në institucionet e Serbisë. Ndërsa ata që janë kapur se marrin edhe ndonjë rrogë nga institucionet e Kosovës janë kërcënuar me përjashtim nga puna.
Megjithatë, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, kjo shtesë është anuluar. Se cilat janë reagimet në Kosovë e Serbi lidhur me këtë mund të lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›