E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri serb Ivica Daçiq, nesër në Graçanicë

Beograd, 14 gusht – Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, do të vizitojë nesër Graçanicën në Kosovë, raportojnë mediat serbe. “Daçiq gjatë vizitës një ditore në Graçanicë do të takohet me udhëheqjen e Qendrës Koordinuese dhe të Qarkut si dhe do të vizitojë manastirin” është kumtuar nga shërbimi për informata i Ministrisë serbe për Kosovën, ka raportuar gazeta Blic. Me planin paraprak të kësaj vizite ishte paraparë që Daçiq të vizitojë edhe manastirin në Banjskë, në veri të Kosovës, por në ndërkohë është hequr dorë nga kjo vizitë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›