E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen shtesat ne page per nepunesit qe kane marre grada shkencore

Shkurtimet Pas vendimit per arsimin masa shtrihet edhe per administraten shteterore

Qeveria shqiptare ne kuader te dietes se saj ka vendosur dje te perjashtoje nga shperblimi per gradat shkencore disa institucione ne vend. Vendimi i djeshem Per nje amendim te te nivelit te pagave dhe shperblime ka vendosur te penalizoje nga shperblimet punonjesit e Njesine e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit dhe ata te laboratoreve te Forcave te Armatosura dhe Sherbimit Gjeologjik Shqiptar. Keshtu masterat dhe gradat e tjetra nuk do ju vlejne me ketyre funksionareve per te perfituar shperblime mbi rrogen mujore. Ne vendimin e meparshem sanksionohej qe per Njesine e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit nepunesi ne pozicionin Titullar i institucionit do te merrte nje shperblim ne masen 15 000 leke ne muaj ndersa nepunesit ne pozicionet Pergjegjes sektori dhe Inspektor ne sektoret teknike do ta merrnin shperblimin ne masen 12 000 leke ne muaj. Nga ana tjeter dje qeveria ka marre vendimin sipas te cilit nepunesit e doganave do te perfitojne shtesen per vjetersi ne pune ne masen 1 mbi pagen e pozicionit pas cdo viti pune deri ne 25 vjet. Sipas vitit efektet financiare te ketij vendimi per vitin 2011 do te perballohen nga fondet e Qendres se Trajnimit te Administrates Tatimore dhe Doganore. Po keshtu vendimi i fundit parashikon edhe perfshirjen e administrates se Gjykates se Larte ne pjesen e institucioneve paga e te cileve vendoset me Vendim te Keshillit te Ministrave. Ndonese qeveria shqiptare dhe vete kryeministri Sali Berisha jane zotuar se gradat shkencore do te shperblehen me nje shtese mbi pagen e punonjesve te administrates spektri i personave te cilat po marrin kete vendim eshte reduktuar ndjeshem. Kjo per shkak te problemeve financiare te cilat kane paralelizuar shume vende te Europes dhe kane dhene efektin e tyre edhe ne ekonomine shqiptare. Por gjithsesi edhe kete vit punonjesit e administrates shqiptare do te arrijne te marrin shperblimin tradicional prej 10 000 lekesh ne ditet e fundit te ketij viti. Nga ky shperblim jane penalizuar vetem pensionistet shqiptare te cilet per disa vite me radhe merrnin ne fund te vitit nje shperblim prej 5 000 lekesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›