Mediu shpall bojkotin E kote te rrish kur flitet per ceshtje teknike
Te vegjlit bojkotojne Komisionin e Reformes Zgjedhore. Mbledhja e dyte e komisionit te posacem te zhvilluar me dyer te mbyllura eshte shoqeruar serish me debatin e anetareve te partive te vogla si PR PBNJ dhe LSI. Prej me se nje ore anetaret e komisionit kane debatuar per planin e veprimit. Kreu i PR-se Fatmir Mediu anetar i ketij komisioni ka kerkuar qe me pare te diskutohej mbi sistemin zgjedhor dhe ne lidhje me listat e partive per kandidatet per deputete. Pas perfundimit te tryezes kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu anetar i kesaj tryeze i ka cilesuar humbje kohe diskutimet qe po behen ne komisionin e reformes ku sipas tij nuk trajtohet thelbi i problemit por ceshtje teknike. Ne na u vendos perpara nje axhende pune e komisionit e cila bazohet thjesht mbi ceshtje teknike te reformes zgjedhore duke devijuar nga diskutimi ne thelb duke filluar qe me ceshtje te sistemit zgjedhor probleme qe kane te bejne me formulen e perllogaritjes se deputeteve. Per sa kohe ne nuk do te arrijme qe te gjykojme politikisht une nuk e di pse duhet te jem ne nje komision te reformes zgjedhore u shpreh Mediu. Reforma eshte diskutuar vetem ne terma teknike dhe se per kete jane miratuar ne parim dhjete pikat e planit. Regjistrimi i subjekteve politike dhe kandidateve fushata zgjedhore media gjate fushates financimi i zgjedhjeve regjistrimi i zgjedhesve procedurat e votimit numerimi i votave nxjerrja dhe shpallja e rezultatit administrata zgjedhore procesi i ankimimit jane dhjete pikat e planit. Bashkekryetari socialist Gjiknuri eshte forma per te zhbllokuar procesin. Ai nuk e ka shmangur as ceshtjen e sistemit por qe sipas tij do te realizohet ne kohen e duhur. Interesi i partive te vogla ose e atyre qe jane te perfaqesuar ne tavoline ishte te sistemi zgjedhor. Te pakten ne pikepamjen tone dhe aty u diskutua qe kjo eshte axhende pune per te filluar pune komisioni. Kur te degjojme te gjithe opinionin e te gjitha partive te tjera qe dhe ato jane po aq te interesuara per sistemin zgjedhor patjeter qe ky proces do te doje nje konsensus politik dhe do te zhvillohet ne rruge e siper por komisioni nuk mund te mbaje peng per fillimin e punes me ceshtje te tjera qe jane po aq imediate dhe qe kane te bejne me arritjen e standardeve zgjedhore tha Gjiknuri pas mbledhjes. Ne njoftimin zyrtar behet se ditur se lidhur me pretendimin e te vegjelve Komisioni i qendroi dhe mbeshteti variantin e propozuar nga grupi i eksperteve sepse ai i pergjigjet dhe zbaton piken 2 te vendimit nr. 141 date 17.11.2011 te Kuvendit i cili percakton se komisioni ka per detyre hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e rekomandimeve te raporteve te OSBE/ODHIR per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ato lokale te vitit 2011