Leskaj mazhoranca ne prove per te votuar pro dekretit te Topit
Mazhoranca pritet te jete perballe proves se dyte per dekretin e Presidentit Bamir Topi per caktimin ne krye te KLSH-se ish-deputetin e PD-se dhe ish-ministrin Bujar Leskaj. Kesaj here prova nuk eshte per ta rrezuar por per te kaluar nje dekret te tille. Nga burime prane grupit te PD-se mesohet se jo te gjithe deputetet jane ne favor te kesaj kandidature e kjo lidhet me perplasjet qe ekzistojne brenda radheve te tyre. Kjo eshte vene re dhe ne mbledhjen e fundit te grupit te PD-se ku pavaresisht apelit te Kryeministrit Berisha per qene pro dekretit deputete te ndryshem kane shfaqur rezerva per kandidaturen e paraqitur. Zerat kunder mund te reflektohen ne seancen e sotme me vote kunder apo per me teper abstenuese qe mund te ndikojne ne kete proces. Kjo per faktin se opozita e ka shpallur qendrimin kunder ketij dekreti. Ndersa si bllok me aleatet zoteron ne Parlament 74 vota mazhorances i duhet minimumi 71 vota pro nese te pranishem ne salle do te jene te 140 te zgjedhurit e popullit. Duke llogaritur votat pro te 7 aleateve PR LSI dhe PDIU problemet duket se PD-ja do ti kete brenda radheve te saj. Kjo lidhet dhe me faktin se perplasjet vazhdojne te jene ne fuqi mes mazhorances dhe Presidentit Topi pavaresisht se Kryeministri Berisha shprehet se do te votoje dekretin pasi nuk deshiron te fuse ne krize institucionet.
Debati ne komisionDekreti i Presidentit Topi per caktimin e Leskajt ne krye te institucionit te KLSH-se u shoqerua me perplasje te forta mes mazhorances dhe opozites ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Ai lidhej me faktin se opozita ngriti pretendimin e dy standardeve qe po perdoren ne rastin e Leskajt dhe te Shehut. A eshte konsultuar Presidenti me mazhorancen sipas vendimit te Gjykates Kushtetues iu drejtua deputeti socialist Ervin Koci. Kjo solli reagimin e mazhorances te cilet vleresuan se kandidatura e Shehut nuk i plotesonte kriteret dhe se ishte politike. Por socialisti Brace ka deklaruar se Leskaj eshte person politik pasi ka votuar per Kryesine ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te PD-se. Por ka nderhyre sekretari organizativ i PD-se Flamur Noka i cili ka deklaruar se Leskaj prej kater muajsh ka dhene doreheqjen nga strukturat e PD-se dhe ka dorezuar teseren e PD-se. Por kjo nuk i ka bindur socialistet ku Mimi Kodheli u shpreh per perdorimin e dy standardeve nga mazhoranca. Citimi i qendrimeve te mazhorances ne mbledhjen kur ishte prezent Shehu te cilat i kane rrezuar pasi ishte kriter politik solli reagimin e ashper te deputeteve te mazhorances. Ketu kemi te bejme me nje problem shume serioz qe eshte ai i politizimit te institucioneve kushtetuese te ketij vendi nuk ka te beje e dorezoi ose jo teseren e partise theksoi socialisti Erjon Brace. Vete kandidati i propozuar ka pranuar se ka dhene doreheqjen nga posti qe mban. Nuk ka pasur konsulta eshte e vertete por konsensusi eshte vota e mazhorances ka theksuar kryekomisioneri demokrat Edmond Spaho. Por deputeti Harasani nderhyri duke theksuar se kur na sollet Sali Shehun dhe e rrezuat thate qe zoti Shehu eshte njeri politik dhe si i tille preferojme me mire ta kemi ne krah te PD-se se PD ka nevoje per te. Po per zotin Leskaj nuk ka nevoje PD pyeti Harasani. Kandidati Leskaj beri nje prezantim te gjate mbi ate se si do ta ndryshoje ai punen ne KLSH. Thellimi i luftes kunder korrupsionit dhe cenimit te prones publike do te jene prioritet. Abuzimi ndaj ekonomise shteterore merr rol te rendesishem u shpreh ai. Si nje veprim i pare qe do te beje si kryetar i KLSH-se eshte heqja e imunitetit qe ka ky titullar institucioni. Me tej ai theksoi se cdo pozicionim jo i mire i Shqiperise ne renditjen e vendeve qe luftojne korrupsionin nga organizata Transparency International do te konsiderohet edhe si pune me rezultate te dobeta te institucionit te Kontrollit te Larte te Shtetit.