Hiqen taksat per rrogat deri ne 30 mije leke

Kuvendi miratoi me 119 vota pro kontratën e Koncesionit ndërmjet METE dhe ENV për HEC në lumin Devoll
Kuvendi miratoi me 69 vota pro dhe 51 kundër pr/ligjin për disa shtesa në ligjin "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar.
Po kështu u miratua me 120 vota pro projektligji "Për disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat" të ndryshuar.
Parlamenti ka vottuar për heqjen e taksave 10% nga pagat deri në 30 mijë lekë. Opozita ka mbrojtur tezën për një taksim progresiv, ndërkohë që mazhoranca ka vlerësuar si një politikë e tillë fiskale dëmton kapitalin.
Ligjvënësit diskutuan në seancën parlamentare të ditës së sotme ndyshimin në ligjin "Për miratimin e Kontratës së Koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, si Autoritet Kontraktues dhe ENV AG, STATKRAFT AS dhe DEVOLL HYDROPOWER SH.A., si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll".
Por një çështje e tillë po shoqërohet me një debat të ashpër mes opozitës dhe pozitës në Kuvend. Sipas kreut të qeverisë, me miratimin e ketij ndryshimi Kuvendi shënon një vendim historik.
“Miratojmë sot një kontratë të firmosur me kompaninë më të madhe në botë në ndërtimin e hidrocentraleve. Për ne ka rëndësi se gjatë mandatit të ardhshëm fillojnë veprat më të mëdha energjitike në vend. Në mandatin e ardhshëm do të punësohen së paku 30 mijë shqiptarë. Investimet nuk janë të majta apo djathta,as fabrikat, as fermat, e as hidrocentralet ato janë vepra pune, qendra punësimi. Ndaj dhe kam bindjen më të madhe se shqiptarët do të jenë në punë”, vuri në dukje Berisha.
Por kundrejt kësaj deklarate, si dhe kundrejt garancisë që Berisha u dha investitorëve të huaj për mospalikim të taksës progresive, erdhi dhe reagimi i kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi i përmes një fraze mtë përcjellë me humor ironik u shpreh: “Mirë se erdhe te ngjyra e rilindjes shqiptare me kravatën zoti Kryeministër”.
Por duke e përgjithësuar debatin, Ruçi u ndal në premtimet e qeverisë të cilat në përfundim të mandatit rezultojnë të parealizuara.
“Ditën që ke ardhur si Kryeministër, në programin për të cilën u votove në faqen 12 ke thënë do reduktohet administratën dhe shpenzimet. Duam transparencën. Rezultatet janë të njëjtat me 2005. The që do të ngresh Universitetin e Administratës Publike, the që do hapesh vende pune, por njerëzit rezultojnë të papunë. Ke premtuar reduktimin e tatimit, ke premtuar parqe industriale, asnjëra nga këto nuk është realizuar nuk ka ndodhur. Jep shpjegim pasi për këtë je votuar”, vlerësoi Ruçi.
Ligjvënësit socialistë kërkuan sqarime lidhur me marrëveshjen dhe zbatimin në ndërtimin e HEc-it në Devoll, nga ana e kompanisë norvegjeze. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri kërkoi afatet se kur do të nisin realisht punimet për këtë vepër, pa harruar interesat e banorëve të kësaj zone. Ndërsa deputeti Arben Ahmetaj nga ana e tij pasi deklaroi votën pro ndaj këtij ndryshimi në kontratën koncensionare, kërkoi nga ekzekutivit që të japë shifrën e investimeve në ndërtimin e HEC-it të Devollit.