E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon pas vendimit per Tahirin

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Gjykatës për ta hetuar në gjendje të lirë babain e deputeti Sajmir Tahiri. Sipas saj Tahiri nuk ka vuajtur nga korrupsioni në drejtësi, ndonëse akuzon çdo sistemin si të korruptuar. “Mamaja e tij është dërguar në prokurori për evazion fiskal, për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Dhe Tahiri tha “futeni në burg”- por ajo është ende e lirë. Tani babai i tij është arrestuar për kontrabandë ilacesh – dhe u la i lirë për teknikalitete, jo sepse cështja e tij është sqaruar” thonë demokratët në deklartë. Kjo sipas tyre rrëzon akuzën e opozitës se sistemi i drejtësisë është i politizuar nga qeveria. “A u arrit liria dhe pavarësia e gjykatës brenda natës, apo PS ka gënjyer prej vitesh?- pyesin demokratët në mënyrë retorike, dhe i thonë Tahirit të tërheqë akuzat e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›