E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen vizat Tirana ne feste Sonila Isaku

Mesdita e djeshme te kujtonte ato ndeshjet e futbollit te veres qe sapo lame pas kur shumica e njerezve ishin te fiksuar tek ekrani i televizorit. Por ndryshe nga kjo dje te gjithe shqiptaret kane pritur votimin e ministrave te Bashkimit Evropian nese Shqiperise do ti hapeshin rruget drejt zones Shengen.
Festa
Mesdita ne kryeqytet ka qene nder me te zhurmshmet. Menjehere pas miratimit ne Bruksel te vendimit per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine ne kryeqytet kane nisur festimet. Qytetaret kane krijuar nje atmosfere festive dhe entuziaste ne bulevardin Deshmoret e Kombit ndersa banda e ushtrise parakaloi pergjate bulevardit qendror te kryeqytetit duke interpretuar pjese te repertorit festiv. Nderkaq automjete me flamuj e parulla kane mbushur rruget per te festuar vendimin per heqjen e vizave.
Ky vendim i marre mesditen e djeshme ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se pritet te hyje ne fuqi ne mes te dhjetorit prej nga ku do te nise dhe levizja e lire per qytetaret shqiptare ne hapesiren Shengen. Por festa nuk ka perfunduar ketu ne oret e vona te pasdites me qindra fishekzjarre jane hedhur ne kater pika te ndryshme ne Tirane te cilat kane krijuar nje kolazh te vertete ngjyrash. Keshtu qielli eshte ndricuar nga fishekzjarret pikerisht ne zonen e Doganes ne hyrje te Tiranes tek Teatri i Operes dhe Baletit bulevardi Deshmoret e Kombit tek Kryeministria si dhe ne hyrjen tjeter jugore pikerisht tek Varrezat e Deshmoreve- Pallati i Brigadave. Nderkohe qe ne te njejten ore edhe ne qytete te ndryshme te Shqiperise jane hedhur fishekzjarre per te festuar kete ngjarje historike per levizjen e lire te shqiptareve. Keshtu ne te njejten menyre ne oren 19.00 kane festuar edhe qytetaret ne Durres Vlore Shkoder Korce Fier Sarande Gjirokaster Berat Elbasan dhe Kukes.
Fundviti
Shqiptaret e kane konsideruar heqjen e vizave si nje kartoline per festat e fundvitit. Tashme te gjithe jane duke menduar se ku do te kalojne festat e fundvit apo ku do te jete udhetimi i tyre i pare drejt vendeve te zones Shengen. Por kete dite kete moment kur te gjitheve u dha mundesia te levizin te lire te duket sikur eshte ndonje feste kombetare ku te gjithe urojne Ti gezojme vizat sa me shume udhetime. Por nuk kane menduar as komentet politike ku shumica e qytetareve e shihnin kete dite kete vendim te arritur nga qeveria. Kjo eshte e gjitha arritja e qeverise pasi opozita nuk ka marre pjese ne parlament dhe jo me te kete kontribuar ne reformat e ndermarra. Ndaj Sali Berisha do te mbahet mend per kete te mire qe na solli pohojne qytetaret e Tiranes. Sipas tyre te afermit do te jene me afer do te kene me shume mundesi per tu takuar dhe per tu pare. Por edhe vizat turistike tashme nuk do te kene ato veshtiresi te cilat kane pasur deri me sot.
Ndryshimet
Ndersa je duke kaluar rrugeve te kryeqytetit vazhdojne te te shoqerojne semaforet qe tashme nuk kane vetem 3 dritat e tyre te kuqe portokalli dhe jeshile. Por tek kjo e fundit eshte shtuar edhe nje fjale tjeter EVROPE dhe pikerisht ne vend te shkronjes O eshte drita jeshile e nje semafori qe te tregon se tashme rruga per ne shtetet evropiane eshte hapur. E ndersa pyet qytetaret nje pjese e mire e tyre nuk dine te japin kuptimin e plote te kesaj tabele udherrefyese por vetem te tregojne se keto jane pergatitjet per liberalizimin e vizave. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Evropes. Berlin 1334 km Zyrih 1117 km Milano 971 km mund te duken si reklama te agjencive turistike por ne fakt jane tabelat e vendosura ne cdo kryqezim te kryeqytetit qe lajmerojne udhetimin pa viza drejt destinacioneve evropiane.

Fishekzjarret
Qielli eshte ndricuar nga fishekzjarret mbremjen e djeshme pikerisht ne zonen e Doganes ne hyrje te Tiranes tek Teatri i Operes dhe Baletit bulevardi Deshmoret e Kombit tek Kryeministria si dhe hyrjen tjeter jugore pikerisht ate tek Varrezat e Deshmoreve- Pallati i Brigadave.

Semaforet
Duke kaluar rrugeve te kryeqytetit vazhdojne te te shoqerojne semaforet qe tashme nuk kane vetem 3 dritat e tyre te kuqe portokalli dhe jeshile. Por tek kjo e fundit eshte shtuar edhe nje fjale tjeter EVROPE dhe pikerisht ne vend te shkronjes O eshte drita jeshile e nje semafori qe te tregon se tashme rruga per ne shtetet evropiane eshte hapur.

Kengetare dhe aktore bashkohen tek Nene Tereza
Tirana e zbukuruar ne pritje te vendimit per liberalizimin e vizave qe do te merret neser nga ministrat e brendshem te Bashkimit Evropian. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Evropes. Mazhoranca ka vendosur qe festimet te zhvillohen te marten ne mbremje ku ne sheshin Nene Tereza po ndertohet nje skene gjigante ku do te mbahet nje koncert ndersa do te kete edhe projeksione te ndryshme te Universiteti i Tiranes. Ne koncert do te marrin pjese kengetaret me me ze si Ciljeta Rosela Gjylbegu Bojken Lako. Po ashtu edhe zona e ish-Bllokut eshte veshur me zbukurime qe anoncojne diten e liberalizimit te vizave. Festa ne kete pjese te kryeqytetit eshte lene per ne oret e mbremjes dhe do ti dedikohet kryesisht te rinjve. Nderkohe edhe ne bashkite te tjera jane vendosur zbukurime per liberalizimin e vizave.
Flamujt
Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE ndersa eshte vendosur qe festimet te zhvillohen te marten nje dite pas marrjes se vendimit perfundimtar per Shqiperine qe ajo do te jete e lire te udhetoje Pa viza.

Qytetet ku festa ka nisur pasditen e djeshme

Durres
Vlore
Shkoder
Korce
Fier
Sarande
Gjirokaster
Berat
Elbasan
Kukes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›