E Diel, 1 Nëntor 2026

Radhe te pafundme per pasaporta

Levizja pa viza ne Evrope per shume qytetare perkthehet ne nevoje imediate per pajisjen me pasaporta biometrike. Kjo ka bere qe ditet e fundit njesite bashkiake te gelojne nga fluksi i madh i njerezve. Disa mallkojne veten qe si kane bere kohe me pare e si rezultat duhet te presin me ore te tera ne radhe per te aplikuar. Te tjere qe e kane kuponin ne xhep prej muajsh thone se nuk iu falet gabimi qe kane bere duke neglizhuar. Ndersa ata qe bejne pjese ne kategorine e trete dhe qe ndodhen neper minibashki thjesht per pune te tjera ndihen krenare. Me te dale njoftimi per pajisjen me karte identiteti dhe pasaporte biometrike kane nxituar te aplikojne.
Radhet
Radhet nuk jane fenomen i panjohur per shqiptaret. Madje me shume se asnje popull tjeter ata e dine se cdo te thote te qendrosh me ore te tera duke pritur dicka. Dikur ekzistonte radha e qumeshtit e bukes radha per tollonat. Ndersa sot radha per pajisjen me dokumente apo radhet per te kaluar ne pikat kufitare. Ne rastin konkret me te fresketa jane radhet per pasaporta biometrike te cilat jane shtuar vrullshem. Secili prej kandidateve per te aplikuar ka bere plane per te levizur ne festat e fundvitit ne qytete te ndryshme te Evropes. Dikush do te shkoje te takoje te afermit emigrante nje tjeter do te takoje te bijen studente ndersa te tjere duan te shkojne jashte shtetit per motive shendetesore. Ndersa paraqitemi prane njesise bashkiake numer 7 verejme se radhet jane te pafundme. Askush nuk leshon pe dhe nese shohin ndonje person qe hyn me ndonje rekomandim miqesor ata shtremberojne buzet sikur dikush tu kete hyre ne pjese per dicka shume te rendesishme. Dhe kane te drejte aplikantet per pasaporte biometrike kane lene cdo pune cdo angazhim vetem e vetem qe te mbarojne sa me shpejt me aplikimin. Per ta cdo sekonde e humbur do te thote nje shans me pak per ta marre pasaporten ne kohe. E thene ndryshe zvogelimi i shanseve per pasaporte perkthehet per aplikantet ne heqjen e shanseve per ti kaluar festat e fundvitit ne shtete te ndryshme te Evropes prane te afermve te tyre ose jo.
Te tjera
Edhe ne njesite bashkiake me numer 1 dhe dy radhet jane te medha. Qytetaret deklarojne se mbajne radhe qe ne oret e para te mengjesit ne menyre qe kur te filloje orari zyrtar per aplikim ata te mund te aplikojne. Une duhet te jem ne pune qe ne oren 8.30 pasi punoj ne administrate. Kesisoj jam detyruar te vij ketu qe ne oren 6.00 ne menyre qe ne oren 8 te kem perfunduar me aplikimin thote Edita punonjese prane Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Ne fakt ora 8 ka kaluar dhe ajo eshte detyruar te njoftoje eproret per vonesen duke i treguar edhe per motivin. Si Edita jane edhe qindra qytetare te tjere ne njesite e ndryshme bashkiake ne Tirane. Sigurisht jo te gjithe punojne ne administrate por ka nga ata qe kane edhe probleme te tjera. Dhjetera pale duar te zgjatura tentojne me kot tu terheqin vemendjen punonjesve te firmes qe prodhon pasaporta biometrike. Por me kot. Ato mundohen te mos mbajne anen e askujt dhe te jene sa me korrekte me aplikimet. E dine se nese tregohen hileqare kjo do te kete nje kosto mjaft e madhe psikologjike dhe kohore per qytetaret...

Procedurat per te marre pasaporten biometrike
Te gjithe qytetareve duhet te paraqiten me pare te punonjesi i policise i cili ndodhet ne te njejtin ambient me zyrat e Aleat qe shperndajne pasaportat biometrike. Ne rast se shtetasi zoteron pasaporte te tipit te vjeter punonjesi i policise e ben ate te pavlefshme duke i shpuar dy vrima ne kapak pa demtuar vizen lejen e qendrimit apo shenime te tjera qe mund te ndodhen ne pasaporte dhe me pas ia dorezon shtetasit. Ne rast se shtetasi nuk ka qene i pajisur me pasaporte te tipit te vjeter punonjesi i policise pas verifikimit ne sistem i leshon vertetimin perkates. Ne rast se shtetasi rezulton ne sistem i pajisur me pasaporte te tipit te vjeter dhe sqaron se nuk e ka pasaporten per arsye se i ka humbur i eshte vjedhur apo demtuar shtetasi drejtohet per te deklaruar kete te komisariati i policise qe e ka leshuar ate pasaporte. Aty pajiset me vertetimin perkates nga specialistet e policise ne komunitet pasi leshon nje deklarate me shkrim lidhur me cfare i ka ndodhur me pasaporten e tipit te vjeter. Ne kete menyre shtetasi do te mundet te terheqe pasaporten biometrike prane zyres se Aleat vetem duke paraqitur pasaporten e vjeter te bere te pavlefshme nga punonjesi i policise ose vertetimin qe nuk ka qene i pajisur me pare me pasaporte ose vertetimin se pasaporta i ka humbur i eshte vjedhur apo demtuar. Nepunesi i Aleat verifikon pasaporten e bere te pavlefshme dhe ia dorezon perseri shtetasit ose administron vertetimin sipas te dyja rasteve te siperpermendura dhe me tej vijon me proceduren e dhenies se pasaportes se re biometrike per shtetasin kerkues.

Aplikimet per pasaportat ekspres
Ndonese ishte njoftuar nga Ministria e Brendshme se ne date 8 nentor niste aplikimi per proceduren e shpejte te pajisjes me pasaporte biometrike ne Posten Qendrore ne kryeqytet ka mbizoteruar kaosi. Kjo jo per shkak te ndonje anomalie porse te gjithe kryeqytetasit ishin leshuar ne drejtim te postave per te blere kuponet perkates. Me dhjetera emigrante jane nisur direkt nga vendet fqinje ku jetojne e punojne me qellim per te kryer procedurat e nevojshme. Qytetaret kane pritur me shume se tre ore ne sportelet e Postes Qendrore pa pasur nje pergjigje se si mund te aplikonin per pasaporte ekspres. Ndersa ata qe kane dashur te blejne kupone per pasaporta me procedura normale kane mundur ta bejne nje gje te tille pa u perpjekur shume. Rreth mesdites ne posten e kryeqytetit ka mberritur nje sasi me kupone per te dyja procedurat. Ndersa per sa i perket aplikimit per pasaporte me procedure te shpejte kuponi blihet ne poste kundrejt 15 mije lekeve nderkohe qe mund te aplikohet vetem ne njesite bashkiake me numer 3 4 dhe 10 ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›