Hiqeni nga spina!
Vargje nga Arben Duka
Hallet na i shtojnë,
Zullumet e shtetit,
Ndaj ato janë shtuar,
Si valët e detit!
Ti më mirë nga unë,
O mik mund ta dish,
Sa vlen puna jote,
Sa merr dhe sa prish!
Po unë tjetër gjë,
Dua të kujtoj,
Jo ato që merr,
Por sa ka nevojë!
Me pensionet Sala,
Po bën kiametin,
Po janë më të vogla,
Në të gjithë planetin!
Po të thotë dikushi,
Se i del pensioni,
Mua mes të gjallëve,
Më sdo më shikoni!
Mirë pensionistët,
Që marrin diçka,
Po një i papunë,
Frymën si e mba?
Me ndihmën sociale,
Qe jep xha Saliu,
Një muaj sdo shkonte,
As miza, as miu!
Neve sna zë kurrë,
Krizë e Europës,
Gjithmonë kemi qenë,
Në fundin e gropës!
Kriza zë kë është,
Përmbi sipërfaqe,
Kur je nën tokë,
Sflitet më për caqe!
Duhet që Saliun,
Ta heqim nga spina,
Që të mos dëgjojmë,
Ditë e natë marrina!