E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapet një sasi droge në port

Foto ilustruese

Një sasi lënde narkotike është kapur sot nga policia në portin e Vlorës. Droga ishte fshehur në një automjet të llojit KIA, me tagra greke dhe është bllokuar teksa po kalonte në pikën e kalimit kufitar të portit.

Ekspertët e seksionit antidrogë kanë nisur menjëherë vlerësimet për sasinë e lëndës së sekuestruar, por ende nuk janë bërë të ditura detaje në lidhje me sasinë, llojin e lëndës, apo drejtuesin e mjetit në të cilin u kap ajo. / Anila Peçi 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›