Hiqet TVSH-ja për fermat. Berisha: Të hiqet për peshkimin, ti ulet turizmit
Tiranë- Kryeministri Berisha pas një sërë bashkëbisedimesh me elektoratin në vend i ka përcjellë kritikat e pakënaqësitë ministrave përkatës në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Teksa vendosi për rimbursimin e TVSH-së për fermerët, Berisha iu drejtuar ministrit Ruli se duhet të jenë më të qartë e të mos krijojnë konfuzione, se hekur është 70% e fermës.
Duke u zotuar që të bëjë gjithçka ka të bëjë me prodhimin, Berisha iu drejtua ministrit të Brendshëm, Flamur Nokës duke i kërkuar se përse vendimi që i jep autonomi krerëve të komunave në administrimin e tokave nuk i ka mbërritur ende, pasi siç tha ai po mban peng investime në disa zona.
Berisha vuri theksin tek plani kombëtar i peshkimit, hartimi e shpallja e së cilit propozoi të bëhej sa më shpejt.
Do të bëjmë gjithçka ta nxjerim në sistemin që meriton ky vend, sepse ka 400 mijë km vijë bregdetare, 50% më shumë ujë se territor tokësor, 600 rezervuarë e po ndërtohen qindra të tjerë. Duhet të kemi një riorganizim total të peshkut,-tha Berisha.
Kryeministri tha se peshkatarët u ankuan shumë edhe për sjelljen e policisë ndaj tyre. Nuk kemi më qëndrimet e vjetra ndaj tyre se po arratisen. Le ta bëjë kapiteneria kontrollin. Të marrim praktikat, ja ku e keni Italinë. Qëndrim i pamerituar ndaj tyre,-tha ai.
Berisha propozoi të hiqet TVSH-ja për peshkatarët njëlloj si për fermerët. Për të gjitha mjetet që pëdorin për peshkim, akcizën. Njëlloj si me fermerët si në vendet e tjera,-tha Berisha duke nënvizuar nevojën për një plan kombëtar për agrikulturën në tërësi dhe peshkimin në veçanti.
Do të ulim TVSH-në e industrisë turistike në tërësi. Si një vullnetAldo aokohe ishte ministër i Turizmit. Kjo industri është degë kryesore në ekonominë sot. 4.7 milionë turistë dhe vizitorë nënkupton një rritje të madhe të konsumit,-tha Berisha.
Sakaq në nisje të mbledhjes Berisha nënvizoi rëndësinë e projektit të gazsjellësit TAP që kalon në Shqipëri: Padyshim që edhe Shqipëria në çdo mundësi përftionnjë treg i ri rajonal hapet me këtë projekt që përbën më të madhin që kalon në Shqipëri në fushën e energjitikes krahas Kaskadës së Devollit. Ky është ndoshta viti më i madh në historinëshqiptare. Ecja paralel në dy drejtime hidroenergjitk e në termoenergjitik, në termo gazi është më i leverdisshmi si burim ngrohje, gatimi.