Samaras vizitë në Kinë për investime, në Azerbajxhan për TAP
Kryeministri grek Antonis Samaras niset sot për një vizitë zyrtare në Kinë dhe Azerbajxhan.
Ai nesër do të jetë në Pekin, ku mes të tjerash do të flasë në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, do të takohet me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës z.Li Keqiang dhe do të marrë pjesë në një darkë që zhvillohet për nder të tij.
Të premten, kryeministri do të flasë në Forumin e Biznesit të Greqisë dhe Kinës, do të takohet me Kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit, Zhang Dejiang dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, z.Xi Jinping.
Ditën e shtunë, kryeministri grek do të flasë në Forumin Botëror Kulturor, ndërsa më pas do të shkojë Shangai ku do të takohet me kryetarin e bashkisë së qytetit dhe do të flasë në Forumin e biznesit të këtij qyteti.
Qëllimi i vizitës së kreut të qeverisë greke, është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në investime, ekonomi, biznes dhe shkëmbimet turistike. Marrëveshjet ndërqeveritare, por dhe të biznesit që do të nënshkruhen, përveç përfitimit ekonomik, kanë rëndësi më të gjerë, meqë ato përbëjnë një votëbesim për perspektivat e ekonomisë greke.
Andonis Samaras në këtë vizitë do të shoqërohet nga disa ministra të qeverisë së tij dhe një grup me 50 sipërmarrës grekë, të cilët do të diskutojnë me kolegët e tyre kinezë për hapjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Të dielën Samaras do të bëjë një ndalesë në Baku të Azerbajxhanit, ku do të ketë takime me udhëheqjen politike të vendit. Midis të tjerash do të bisedojë për gazsjellësin e Adriatikut TAP, që mbështetet nga Greqia, Shqipëria dhe Italia.