Nishani: Gjyqtarët sjanë imun para ligjit. Halimi: Të përzëmë të paaftit
Tiranë- Pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria dhe eficenca janë standardet që përfaqësojnë njësitë matëse të drejtësisë së shëndoshë”.
Kështu është shprehur kreu i shteti zoti Bujar Nishanin gjatë fjalës së tij në Konfrencën Kombëtare, Lidershipi gjyqësor teksa ka theksuar rëndësinë e vendosjes së disa standardeve në sistemin e drejtësisë, të cilat siç tha Nishani janë edhe njësia matëse për një sistem të shëndoshë drejtësie.
“Këto nuk kërkohen vetëm nga ndërkombëtarët dhe qytetarët, por edhe nga vetë drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata në ushtrimin e detyrës për zbatimin e ligjit duhet të garantojë drejtësinë individuale, mbrojtjen e ushtrimit të së drejtës, të mbrojë individin nga arbitrariteti qeverisës, të funksionojë si institucion i paanshëm dhe i pavarur, i ndarë nga pushtetet. Baza kushtetuese dhe ligjore dikton një gjyqtar të pavarur, por jo autonom për sa i përket imunitetit, tha ai, ndërsa shtoi se njerëzit duhet të trajtohen të gjithë të barabartë përpara ligjit.
Ndërsa kreu i shtetit ka bërë edhe një përshkrim të cilësive që duhet të ketë një kryetar gjykate: “Duhet të ketë integritet të lartë profesional dhe moral, por po shkojmë përtej këtyre dhe kërkojmë edhe shpirtin e iniciativës, aftësi të komunikimit, aftësi humane dhe vendimmarrëse. Duhet dikush me aftësi menaxheriale në krye të gjykatës,- u shpreh Presidenti i Republikës.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se mbështejta e vetë gjyqtarëve është shumë e rëndësishme për vlerën e reformave.
“Karrigia e kryetarit të gjykatës nuk është një fat. Ne mbajtëm premtimet e bëra për ta reformuar këtë sistem por përmirësimi duhet të vazhdojë edhe me mbështetjen tuaj. Ky sistem duhet të bëhet gjithnjë e më transparent që të monitorohet më mirë. Të ndahen gjyqtarët e aftë nga ata të paaftët, tha Halimi.
Ndërsa akuzoi edhe një herë tjetër, kreun e opozitës për mosvotimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.
Ligji i Gjykatës së Lartë vazhdon të bllokohet nga opozita, duke i bërë dëm jo vetëm integrimit por edhe drejtësisë. Të vendosësh kushte është ta shohësh drejtësinë si të bësh pazare, kjo një thikë në zemër drejtësisë. Gjykata e Lartë duhet të jetë një gjykatë karriere, tha kreu i këtij dikasteri.