E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet barrikada nga territori i Serbisë

Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitarë në Jarinjë, dhjetëra persona të panjohur kanë hequr barrikadën si dhe kanë prishur tendën në të cilën rrinin serbët, njoftojnë mediat serbe.

Raportohet se personat që kanë hequr barrikadën kanë ardhur nga drejtimi i Rudnicës, ndërsa në kokë kanë pasur maska.

Nuk raportohet për incidente gjatë largimit të barrikadës që gjendej në zonën neutrale të territorit të Serbisë.

Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›