E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwele në Beograd, bën presion për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Vestervele pritet të vizitojë sot Beogradin, me qëllim që t`iu bëjë presion autoriteteve serbe, që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, nëse dëshirojnë të marrë kandidaturën, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Gjatë kësaj vizite ai pritet të takojë presidentin Boris Tadiç.

Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse i duhet dhënë Serbisë statusi i kandidatit.

Bashkimi Evropian e shtyu vendimin nga dhjetori në mars, për t`i dhënë Serbisë më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Kosovën.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, kanë rifilluar të mërkurën në Bruksel, pas një ndërprerje disamuajshe.

Bashkimi Evropian dëshiron të shohë raporte të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës së banuar me shqiptarë etnikë, e cila shpalli pavarësinë katër vjet më parë, shkruan DPA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›