E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pronat came jane ceshtje teknike

Berisha Numrat ne Kuvend Do te rri edhe 35 vjet ne pushtet. Po bej koalicion me camet por pa ceshtjen came

Kryeministri Berisha ka komentuar dje ne mbremje ceshtjen e zgjedhjeve dhe akuzat e ish-ministrit te tij Dritan Prifti per korrupsion qeveritar. Ne emisionin Pese pyetjet nga Babaramo Berisha ka shpjeguar se ftesa e tij per partite politike nuk eshte formale pasi reforma zgjedhore eshte shume e rendesishme.


Por nga ana tjeter ai ka paralajmeruar nje deshtim te mundshem te procesit per statusin e vendit kandidat per ne BE. shte e vertete qe nuk ekziston nje klime entuziazmi ndaj Ballkanit Perendimor por eshte po aq e vertete qe nuk ka nje klime bllokuese. Ka kritere shume me te rrepta se 5 vite me pare per te cilat une absolutisht nuk jam kunder.


Ne duhet te realizojme objektivat tona. Por nese Rama do te bllokoje procesin e reformave integruese sic eshte reforma zgjedhore atehere jane shqiptaret qe do ta gjykojne ate - tha Berisha.


Ne lidhje me parlamentin Berisha u shpreh shume i sigurt per numrat e mazhorances. Une them qe Sali Berisha rri edhe 35 vjet te tjera ne pushtet. Le ta bejne mocionin e mosbesimit. Edhe 35 vjet ne pushtet do te jem. Ju garantoj per kete - pohoi kryeministri.


Per te siguruar nje mazhorance te forte PD eshte duke negociuar edhe me PDU-ne qe ka dy vota ne Kuvend. Duke premtuar mbeshtetje per PDU-ne Berisha ka theksuar se nuk do te kete asnje levizje per ceshtjen came pasi ne kemi marredhenie shume te mira me Greqine.


Ne kete menyre kryeministri i ka prere rrugen PDU-se duke i vene nje lloj ultimatumi qe nese hyjne ne qeveri nuk mund te hapin ceshtjen came. Ne kemi qendrimin tone shume te kristalte qe ka nje traktat miqesie me Greqine qe i sakteson gjerat.


Nuk ekziston problem politik midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek per ceshtje kufijsh. Kurse sic eshte njohur ceshtja e pronave eshte juridiko-teknike. Ne i konsiderojme marredheniet me Greqine jashtezakonisht te rendesishme - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›