E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, KE: Nuk ka rrezik për shëndetin

Një zyrtar i Komisionit Evropian ka deklaruar se reja e hirit të vullkanit islandez nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin. Mesa dimë ne dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së, nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve, ka deklaruar komisioneri për Shëndetësinë. Sipas tij, reja është ende shumë lartë dhe deri tani shtetet e prekura nuk kanë konstatuar probleme për banorët e tyre. Për të monitoruar situatën, ekspertët e vendeve anëtare të BE do të mblidhen nesër bashkë me teknikët e Komisionit Evropian. Edhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, së bashku me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë kanë ngritur një grup pune për monitorimin e situatës së ndotjes së ajrit. Agron Deliu thotë se nëse reja e hirit vjen deri në vendin tonë, ajo sipas të dhënave dhe nga specialistë të OBSH, mund të shkaktojë probleme tek njerëzit, në rrugët e frymëmarrjes. Nëse reja e hirit do të vijë këtu, gjë që mundësia është më pak se 1%, më shumë rrezikohen njerëzit që kanë sëmundje ekzistuese siç janë azmat, sëmundjet e frymëmarrjes që lidhen me kraharorin, ata që kanë alergjira që lidhen me frymëmarrjen. Për çdo gjë do të ketë lajmërime në kohën e duhur. Rreziku më I madh është rreziku I aksidenteve, jo më rreziku shëndetësor tha Deliu. Specialistët e ISHP-së thonë se vullkani i Islandës sipas monitorimeve nga specialistët e tyre europianë është cilësuar si një vullkan i dobët dhe jo i rrezikshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›